“Kina është e gatshme të bëjë përpjekje së bashku me vendet e Azisë Lindore për të krijuar një të ardhme më të ndritur rajonale dhe botërore”, kështu tha kryeministri kinez Li Qiang gjatë pjesëmarrjes në Samitin e 19-të të Azisë Lindore që u zhvillua të premten në Vientiane të Laosit.
Kryeministri kinez Li Qiang në Samitin e 19-të të Azisë Lindore/Xinhua
Li Qiang tha se tani bota ka hyrë në një periudhë me luhatje dhe ndryshime, dhe rigjallërimit të ekonomisë botërore mungon vitaliteti. Ndërkohë, ky vit shënon 70 vjetorin e paraqitjes së Pesë Parimeve të Bashkëjetesës Paqësore. Sipas tij, në një botë të paqëndrueshme, "bashkëjetesa paqësore" po bëhet më e vlefshme. Trajtimi ndërsjellë i barabartë, respektim me leverdi reciproke, dhe promovimi i përbashkët i stabilitetit kanë rëndësi të madhe për të ruajtur zhvillimin e shpejtë të Azisë. “Pesë Parimet e bashkëjetesës paqësore” jo vetëm që nuk janë të vjetruara sot, por gjithashtu shfaqin vlerat bashkëkohore dhe rëndësinë botërore.
Li Qiang vuri në dukje se Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të promovuar më tej “Pesë Parimet e Bashkëjetesës Paqësore”, t’u përqendruar mbi nxitjen e ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, duke kërkuar konsensuse, thelluar besim të ndërsjellë, forcuar bashkëpunim për të krijuar një të ardhme më të ndritur dhe më të mirë për rajonin dhe botën. Ai paraqiti një propozim trepikësh.
Së pari, të ruhen me vendosmëri paqja dhe qetësia. Duhet të mbështetet vazhdimisht ndërtimi i hapur dhe gjithëpërfshirës i arkitekturës qeverisëse rajonale me ASEAN-in në qendër, të ndiqet rruga e qeverisjes së sigurisë rajonale bazuar mbi konsultime të gjera, kontribute dhe përfitime të përbashkëta. Duhet të ngrihet vigjilenca dhe të frenohen me vendosmëri sjelljet që rrezikojnë stabilitetin rajonal dhe rrisin rrezikun e konfliktit.
E dyta, duhet të përmbahet gjithmonë parimi i leverdisë reciproke. Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët për ta vënë në jetë në mënyrë aktive Nismën e Zhvillimit Global të paraqitura nga presidenti Xi Jinping, duke rritur investimet në fusha të tilla si transformim i gjelbër dhe ekonomi digjitale, për të cilat vendet e rajonit kanë nevojë për të realizuar zhvillim gjithëpërfshirës.
E treta, duhet të promovohet bashkëpunimi i hapur. Duhet të zbatohet Marrëveshja e Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal(RCEP) në një mënyrë të gjithanshme dhe me cilësi të lartë, të përshpejtohet ndërtimi i Zonës së Tregtisë së Lirë Azi-Paqësorit, të nxitet integrimi ekonomik rajonal, duke parandaluar politizimin e çështjeve ekonomiko-tregtare dhe zgjerimin e sferave të sigurisë në fusha përkatëse.
Li Qiang tha se zhvillimi dhe lulëzimi rajonal janë të pandashëm nga paqja dhe stabiliteti në Detin e Kinës Jugore. Kina ka qenë gjithmonë e përkushtuar të respektojë ligjin ndërkombëtar, duke përfshirë Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, dhe ka respektuar gjithmonë Deklaratën për Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore, duke ngulur këmbë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes dialogut dhe konsultimit, duke zhvilluar bashkëpunim aktiv. Aktualisht, Kina dhe vendet e ASEAN-it po përshpejtojnë konsultimet mbi "Kodin e Sjelljes në Detin e Kinës Jugore" dhe po përpiqen të arrijnë një konsensus të hershëm. Vendet përkatëse jashtë rajonit duhet të respektojnë dhe mbështesin përpjekjet e Kinës dhe të vendeve të tjera rajonale për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore, dhe të luajnë një rol konstruktiv.