Të premten paradite, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pekin me të ftuarit e huaj që morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Miqësisë të Kinës dhe në veprimtarinë përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Popullit Kinez për Miqësinë me Vendet e Huaja.
Fillimisht Xi Jinping bëri një foto me të ftuarit e huaj dhe më pas shprehu vlerësime për punën e tyre ndaj zhvillimit të çështjeve miqësore me Kinën.
Presidenti Xi Jinping u shpreh se miqësia popullore është themeli i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i energjisë për paqen dhe zhvillimin botëror. Përgjatë 75 viteve, që pas themelimit të Republikës Popullore të Kinës, populli kinez ka ecur në rrugën e modernizimit duke i sjellë përfitime botës. Sukseset e Kinës mbështeten në përkrahjen e popujve të ndryshme. Miq të shumtë ndërkombëtarë kanë punuar së bashku me Kinën për të nxitur modernizimin e vendit, duke u sjellë përfitime palëve të ndryshme dhe duke nxitur shkëmbimet dhe bashkëpunimin miqësor midis Kinës e vendeve të huaja.
Xi Jinping theksoi se Kina dëshiron të forcojë shëmbimet miqësore me vendet e ndryshme, për të ndërtuar së bashku komunitetin me të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Ai paraqiti tre propozime që përfshinin:
1. Arritjen e unanimitetit të mendimeve për ndërtimin e komunitetit me të ardhme të përbashkët për njerëzimin, për të ndërtuar së bashku një botë paqësore.
2 Zhvillimin e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta. Kina mirëpret më shumë miq të huaj të marrin pjesë në ndërtimin e modernizimit kinez. Ajo shpreson që sukseset e reja të modernizimit kinez do t'i sjellin botës mundësi të reja dhe përfitime për popujt e vendeve të ndryshme.
3 Mbajtjen e një qëndrimi të hapur për të shtuar njohjen, për të thelluar miqësinë dhe për të nxitur shkëmbimet mes qytetërimeve të ndryshme globale.
Në emër të të ftuarve të huaj mbajtën fjalime ish-Presidenti i Nigerisë Olusẹgun Ọbasanjọ, ish-Presidenti i Parlamentit të Tajlandës Bhokin Bhalakula etj...
Ata uruan 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Ndërkohë shprehën vlerësime për Shoqatën e Popullit Kinez për Miqësinë me Vendet e Huaja, për rolin e tyre në rritjen e mirëkuptimeve dhe miqësisë midis popujve të ndryshëm.
Të ftuarit u shprehën se zhvillimi dhe lulëzimi i Kinës me siguri do t'i sjellë përfitime botës. Gjithashtu shprehën edhe pritshmëritë e tyre për forcimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit miqësor me Kinën në të gjitha fushat, për të dhënë kontribut për paqen, zhvillimin dhe lulëzimin e botës. (Fani)