
Pallati i Madh i Popullit në Pekin, Kinë./VCG
Xi Jinping, President i Kinës dhe Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK zhvilloi një takim të premten në Pekin me Luong Cuong, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Vietnamit dhe anëtar i përhershëm i Sekretariatit të Komitetit Qendror.
Xi Jinping vuri në dukje se udhëheqja e Partisë Komuniste dhe sistemi socialist janë karakteristikat më thelbësore të Kinës dhe Vietnamit. Ato janë gjithashtu bazat më të ngushta politike për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Vietnam.
Kina e konsideron Vietnamin si prioritet të diplomacisë së saj periferike.
Xi Jinping theksoi se në sfondin e përshpejtimit të ndryshimeve në botë gjatë shekullit të kaluar, Kina dhe Vietnami duhet të mbajnë një drejtim të qëndrueshëm politik dhe të nxisin marrëdhëniet Kinë-Vietnam nga një perspektivë strategjike, për të siguruar që marrëdhëniet dypalëshe të vazhdojnë të zhvillohen përgjatë rrugës së drejtë.
Luong Cuong uroi ngrohtësisht 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Ai shprehu besimin e vendosur të Vietnamit se Kina do të jetë në gjendje të arrijë qëllimin e saj të dytë 100-vjeçar sipas planifikimit, si edhe të japë kontribut më të madh për paqen, stabilitetin, prosperitetin botëror dhe rajonal.
Vietnami vlerëson shumë mbështetjen e çmuar që Kina i dha gjatë periudhës së pavarësisë dhe çlirimit të kombit vietnamez, si edhe në procesin e ndërtimit socialist. Vietnami e ka konsideruar gjithmonë zhvillimin e marrëdhënieve me Kinën si një nevojë objektive, zgjedhje të lartë strategjike dhe prioritet të diplomacisë së përgjithshme të Vietnamit. (Xu Guang)
