CMG: Tradicionalisht kur flasim për marrëdhëniet midis dy ose më shumë vendeve i referohemi shkëmbimeve në planin politik, diplomatik apo ekonomik. Përvoja jetësore ka treguar se në epokën e globalizmit politika nuk është e mjaftueshme kur flasim për marrëdhënie midis vendeve. Shkëmbimet mes njerëzve kapërcejnë hendeqet që mund të vendosë politika, falë lëvizjes së lire dhe interesave personale të tyre. Në 75 vjet të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë ka patur një histori shkëmbimesh njerëzore në fushën e kulturës, arsimit, sipërmarrjes së lire dhe turizmit. Si e vlerësoni ecurinë e shkëmbimeve njerëzore midis dy vendeve?
Shqipëri-Kinë 75 vjet marrëdhënie diplomatike (Foto CMG/VCG)
Marjana Doda: Kur flasim për një event jubilar kthehemi natyrshëm në retrospektivë dhe do të doja të fokusohesha që kur këto marrëdhënie ndërshtetërore u formalizuan, pikërisht në vitet 50-60-të. Kjo është faza e pare e marrëdhënieve diplomatike shtetërore midis Shqipërisë dhe Kinës. Më pas këto marrëdhënie shënuan kulmin e tyre në vitet 60-të deri në fund të viteve 70-të, kur u thelluan më tej dhe këtu përfshihen dhe marrëdhëniet njerëzore.
Në atë kohë shumë të rinj shqiptarë shkuan në Kinë për të studiuar dhe marrë përvojë, si dhe shumë profesionistë të fushave të ndryshme paten mundësi të marrin përvojën dhe ekspertizën nga kolegët e tyre kinezë.
Marjana Doda në intervistë për CMG
Sot kemi ish studentë që ruajnë me nostalgji përvojën e marrë në Kinë, por në këto shkëmbime ka patur dhe studentë nga Kina që eksploruan dhe studiuan në vendin tone, ashtu si dhe profesionistë që na kanë ndihmuar shumë në ato vite duke hedhur themelet e shumë industrive në Shqipëri.
Pas viteve 90-të me hapjen e Shqipërisë si dhe të Kinës në marrëdhëniet tregtare me botën u rivitalizuan këto marrëdhënie dypalëshe edhe në sajë të marrëdhënieve që kishin ekzistuar më pare. Marrëdhëniet e vjetra shërbyen si një bazë e mire për krijimin e marrëdhënieve të reja në tregti, arsim, sepse shumë studentë kanë shkuar në Kinë dhe vit pas viti ka të tjerë të rinj që vijojnë traditën, po ashtu dhe studentë që vijnë nga Kina në Shqipëri.
Kështu është krijuar një marrëdhënie solide ndërnjerëzore, ndërsa vitet e fundit është ndërtuar një shtyllë e forte e këtyre marrëdhënieve mes njerëzve të të dy vendeve. Në drejtim të shkëmbimeve arsimore ambasada e Kinës në Shqipëri ka akorduar here pas here bursa për studentët shqiptarë dhe inkurajojnë shtimin e këtyre shkëmbimeve.
CMG: Shumë prej studentëve të diplomuar në Kinë janë kthyer në Shqipëri ku japing kontributin e tyre në fusha të ndryshme, të tjerë pas këtyre studimeve jetojnë dhe punojnë në vende të tjera të botës.
Marjana Doda: Po kështu dhe studentët kinezë në Katedrën e Gjuhës Shqipe, madje kam ndjekur me interes një student kinez kur thoshte se e kam zgjedhur me shumë dëshirë të studio gjuhën shqipe sepse është një nga gjuhët më të vjetra të Europës. Realisht u ndjeva shumë krenare që gjuha jonë vlerësohet kaq shumë nga kinezët.
CMG: Vlejnë të përmenden dhe albanologët kinezë, ndër ta punonjësit e seksionit shqip të Radios së Jashtme të Kinës, të cilët janë njohës shumë të mire të Shqipërisë dhe gjuhës shqipe. Gjithashtu rëndësi kanë dhe botimet bazuar në projektin e përkthimit të 50 autorëve shqiptarë në Kinë dhe 50 autorëve kinezë në Shqipëri, që ende vazhdon. Edhe në fushën e sportit nuk kanë munguar shkëmbimet dypalëshe. Sa ka ndikuar teknologjia, zhvillimi në “shkurtimin” e distances gjeografike mes dy vendeve, por dhe të diversitetit kulturor mes tyre?
Marjana Doda: Ndërkohë që fillimisht këto u formalizuan të orientuara politikisht, më pas ishin studentët ata që mund t’i quajmë përfaqësuesit e vërtetë të dy vendeve tona, të cilët përcillnin informacionin për të dy vendet. Ish studentët shqiptarë kanë përcjellë eksperiencën e jetuar në Kinë dhe anasjelltas studentët kinezë eksperiencën e tyre shqiptare.
Aktualisht ne jemi qytetarë të botës dhe distancat janë shkurtuar falë teknologjisë, internetit, që na e sjell të gjithë botën afër. Kështu mund të njohim historinë, kulturën kineze, mundësitë që ajo ofron për studentët , por dhe për turizmin, që është një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë sonë.
Ndërsa shkëmbimet njerëzore i krijojnë vetë njerëzit si përvoja njerëzore, të padiktuara. Fakti që njerëzit mund të eksplorojnë vetë falë mundësive që ofron teknologjia.
Ekspozitë e artistëve kinezë në Tiranë (Foto CMG)
CMG: Diplomacia civile është një term i njohur në fjalorin diplomatik ndërkombëtar. Në rastin e shkëmbimeve midis Shqipërisë dhe Kinës çdo përvojë njerëzore ndikon në shmangien e stereotipeve, mendësive të vjetra. Pjesë e kësaj përvoje janë studentët shqiptarë në Kinë ndër vite, por dhe ata kinezë në Shqipëri, turistët që po shtohen, artistët, sportistët. Sa kanë ndikuar këto shkëmbime kohët e fundit në njohjen reciproke dhe a ka potenciale të pashfrytëzuara për të rritur këto shkëmbime?
Marrëveshja e heqjes së vizave midis Shqipërisë dhe Kinës (Foto 24 ore)
Marjana Doda: Duket si çudi se si të dy vendet mund ta njohin njeri-tjetrin, por është rrënja, sepse të dy vendet i përkasin qytetërimeve të lashta. Mendoj se një qytetar nga Kina që e njeh shumë mire historinë e vendit të tij është po ashtu i etur për të njohur dhe historinë e një kombi tjetër. Sa i përket turistëve kinezë, ne na duhen turistët gjithëvjetorë. Janë shkëmbimet njerëzore ato që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Kjo është bërë e mundur dhe falë marrëveshjeve që janë nënshkruar vitin e kaluar, siç është heqja e vizave midis dy vendeve tona, një hap shumë i rëndësishëm që lehtëson shkëmbimet njerëzore dypalëshe.
Veprimtaritë në Javën e Kulturës Kineze (Foto CMG)
Ndërkohë ka njerëz të fushës së biznesit që duan të kryejnë shkëmbime tregtare me Kinën dhe kjo ndikon në shkëmbimet njerëzore.
Gjithashtu marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e turizmit që u nënshkrua vjet mes dy vendeve i dha një impakt të rëndësishëm këtyre marrëdhënieve. Vihet re një interesim për këtë nga agjencitë turistike, por dhe institucionet akademike që duan të ndërtojnë ura bashkëpunimi për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ofron Kina me historinë, fushën e arsimit, turizëm, ekonomi. Ndaj dy marrëveshjet e nënshkruara vitin e kaluar i kanë dhënë një impakt të forte marrëdhënieve dypalëshe
Intervistoi Eda Merepeza