Kryeministri Li: Kina do të ndërtojë një mjedis biznesi të klasit të parë
2024-10-11 15:42:06

Foto nga Xinhua

Kina do të vazhdojë të ndërtojë një mjedis biznesi të klasit të parë të orientuar nga tregu, të bazuar në ligj dhe të ndërkombëtarizuar, deklaroi të enjten kryeministri kinez, Li Qiang, citon “Xinhua”.

Deklarata e kryeministrit Li u bë gjatë takimit me homologun australian, Anthony Albanese, në kuadër të takimeve të liderëve për bashkëpunimin në Azinë Lindore, të zhvilluara në Vientiane.

“Kina mirëpret më shumë ndërmarrje australiane për të investuar në Kinë dhe shpreson që Australia do të sigurojë një mjedis biznesi të drejtë, të sigurt, jodiskriminues dhe të parashikueshëm për ndërmarrjet kineze për të investuar dhe operuar në Australi”,- tha Li. (Irma)