Kina do të rrisë çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe naftës
2024-10-11 15:37:19

Foto nga VCG

Planifikuesi kryesor ekonomik i Kinës njoftoi se, duke nisur nga sot, çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës do të rriten, në përgjigje të ndryshimeve të fundit në çmimet ndërkombëtare të naftës, shkruan “Xinhua”.

Foto nga VCG

Çmimet e benzinës dhe të naftës do të rriten përkatësisht me 140 juanë (rreth 19,79 dollarë amerikanë) dhe 135 juanë për ton, bëri të ditur në një deklaratë Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës.

Tri kompanitë më të mëdha të naftës të Kinës dhe rafineritë e naftës janë orientuar të ruajnë prodhimin e naftës dhe të lehtësojnë transportin për të siguruar furnizime të qëndrueshme.

Foto nga VCG

Çmimet ndërkombëtare të naftës pritet të vazhdojnë të luhaten në afat të shkurtër, sipas qendrës së monitorimit të çmimeve të komisionit. (Irma)