
Foto nga VCG
Kina kontinentale dhe Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut (HKSAR) kanë rënë dakord të ndërtojnë lidhje më të ngushta në tregtinë e shërbimeve, njoftoi Ministria e Tregtisë e Kinës, citon “Xinhua”.
Zyrtari i ministrisë, Li Yongsha, dhe sekretari financiar i qeverisë HKSAR, Paul Chan, nënshkruan në Hong Kong një dokument për ndryshimin e marrëveshjes së tregtisë së shërbimeve nën Marrëveshjen e Partneritetit më të ngushtë Ekonomik (CEPA).

Foto nga VCG
Marrëveshja do të hyjë në fuqi nga data e nënshkrimit dhe do të zbatohet zyrtarisht nga 1 marsi 2025.
Sipas amendamentit, pragjet e aksesit në treg për ofruesit e shërbimeve të Hong Kongut në fusha si financat, telekomunikacioni, arkitektura dhe turizmi, do të ulen ose hiqen më tej.
E nënshkruar midis pjesës kontinentale dhe Hong Kongut në vitin 2003, CEPA ka lehtësuar ndjeshëm liberalizimin e tregtisë si në mallra ashtu edhe në shërbime.

Foto nga VCG
Amendamenti është një masë e rëndësishme për të përmirësuar mekanizmin që Hong Kongu të luajë një rol më të mirë në hapjen e Kinës, bëri të ditur ministria, duke shtuar se kjo është hera e dytë që ndryshohet marrëveshja e tregtisë së shërbimeve CEPA. Hera e parë ishte në vitin 2019. (Irma)
