< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Fituesja e “Junior Fest Albania” Nikol Çabeli në prag të përfaqësimit të Shqipërisë në Madrid
2024-10-11 11:54:32

Nikol Çabeli me trofeun e çmimit të parë në Junior Fest Albania 2024 (Foto nga instagrami)

Nikol Çabeli me trofeun e çmimit të parë në Junior Fest Albania 2024 (Foto nga instagrami)

 “Junior Fest Albania 2024” përfundoi në shtator në Tiranë me kurorëzimin e Nikol Çabelit fituese të këtij edicioni. 12 vjeçarja konkurroi në festival me  këngën  “Vallëzoj” dhe më 16 nëntor të këtij viti do të përfaqësojë Shqipërinë “Junior Eurovision Song Contest” në Madrid të Spanjës. Kënga fituese “Vallëzoj” është realizuar me tekst nga Eriona Rushiti, muzikë nga Endri Muçaj dhe orkestrim nga Enis Mullaj. “Junior Fest Albania 2024” është një Festival Mbarëkombëtar për fëmijë që zhvillohet nga RTSH, si përfaqësues dhe anëtar i EBU-së dhe slogani i këtij festival këtë vit ishte “Ti lulëzo”.

Kënga fituese “Vallëzoj” ka një mesazh mjaft të bukur për natyrën, lulet, mjedisin, tokën, të cilin këngëtarja Nikol Çabeli do ta përcjellë tek fëmijët evropianë. Nikol, i pëlqen shumë lulet, prandaj i kërkoi mësueses Eriona Rushiti një tekst kënge për to. Videoklipi i këngës “Vallëzoj” është publikuar këtë javë, dhe paraqet këngëtaren Nikol si lule mes luleve shumëngjyrëshe. Në intervistë për Radio Ejani, vogëlushja Nikol tregon emocionet e fitores në prah të përfaqësimit të Shqipërisë në “Junior Eurovision 2024”.

Nikol Çabeli (Foto nga videoklipi i këngës Vallëzoj)

Nikol Çabeli (Foto nga videoklipi i këngës Vallëzoj)

CMG: Tashmë ka përfunduar  festivali “Junior Fest  Albania 2024” ku fitove çmimin e parë. Si u ndjeve pas marrjes së këtij çmimi?

Nikol Çabeli: Kur dëgjova emrin tim u gëzova shumë dhe nga ky gëzim u përlota.

CMG: E prisje këtë fitore?

Nikol Çabeli: Kënga më pëlqeu që herën e parë kur ma dërgoi mësuese Eriona. Menjëherë mendova se publiku dhe juria do ta pëlqenin këngën dhe ashtu ndodhi vërtetë.

Eriona Rushiti dhe Nikol 脟abeli (Foto nga instagrami)

Eriona Rushiti dhe Nikol Çabeli (Foto nga instagrami)

CMG: Si e konsideron fitoren e çmimit të parë  në këtë festival kaq të rëndësishëm, ku do të përfaqësosh Shqipërinë mes fëmijëve të tjerë evropianë?

Nikol Çabeli: Ky çmim i takon natyrës, tokës dhe unë si bijë e kësaj toke, si shqiptare dua të përcjell tek fëmijët evropianë  mesazhin që natyrën duhet ta mbrojmë, ajo është vetë jeta jonë.

CMG: Na trego për këtë këngë, si erdhi bashkëpunimi me autorët e saj? Për çfarë flet kënga, cili është mesazhi i saj?

Nikol Çabeli: Autorja e këngës është Eriona Rushiti, orkestrues Enis Mullaj. Ky nuk është bashkëpunimi ynë i parë, pasi ne kemi fituar në festivalin e Shkodrës çmimin e parë me këngën "Coco im". Mesazhi i këngës "Vallëzoj" është që të mbrojmë natyrën. Unë vallëzova me një lule, por bashkë me zysh Erionën ne donim të përcillnim mesazhin, se lulet dhe çdo gjë nën diell është plot  jetë, ndaj le ta mbrojmë jetën.

Nikol Çabeli me trofeun e çmimit të parë në Junior Fest Albania 2024 (Foto nga instagrami.jfif

Nikol Çabeli me trofeun e çmimit të parë në Junior Fest Albania 2024 (Foto nga instagrami)

CMG: Kujt ia  dedikon këtë fitore?

Nikol Çabeli: Këtë fitore ja dedikoj jetës, natyrës, diellit.

CMG: Cili ishte urimi më i bukur që more këtë herë?

Nikol Çabeli: Urimi më i bukur ishte nga mësuesja ime, e cila më tha; "Nikol, shkëlqeve me zërin tënd dhe vallëzove në një lëndinë plot lule shumëngjyrëshe.

CMG: Çfarë pret tani nga Eurovizioni?

Nikol Çabeli: Eurovizioni është një ëndërr që e kam patur që e vogël dhe të prek këtë skenë është gjëja më e bukur që do të më ndodhte. Pres edhe çmim, pse jo.

Nikol 脟abeli  (Foto personale.jfif

Nikol Çabeli  (Foto personale)

CMG: Kur nisi rrugëtimi yt në muzikë ?

Nikol Çabeli: Mua që në moshë të vogël më pëlqente muzika dhe kënga njëkohësisht. Fillova të luaj në piano dhe kur isha 10 vjeç mora pjesë në spektaklin “Gjeniu i vogël”  ku arrita në finale, më pas në festivalin e fëmijëve në Shkodër ku fitova çmimin e parë me këngën “Coco im”. Vitin që shkoi isha pjesëmarrëse në “Junior Fest Albania 2023”, ku fitova çmimin e dytë me këngën “Vetëm unë” dhe së fundi në “Junior Fest Albania 2024” ku u vlerësova me çmimin e  parë me këngën “Vallëzoj.

CMG: Cili është plani yt i rradhës në muzikë ?

Nikol Çabeli: Për momentin gjëja më e rëndësishme është që të paraqitem sa më mirë dhe ta përfaqësoj denjësisht vendin tim Shqipërinë dhe Gjirokastrën time në “Junior Eurovizion 2024”.

CMG: Faleminderit për intervistën dhe suksese në Eurovizion!

Nikol Çabeli në festivalin e Shkodrës (Foto personale)

Nikol Çabeli në festivalin e Shkodrës (Foto personale)

-Në Festivalin “Junior Fest 2024” u shpallën disa fitues: Çmimin inkurajues “Robert Radoja” e fitoi Ema Deda,”Vokali më i mirë” u fitua nga Eden Dani, “Teksti më i mirë” Ami Korkuti, Çmimi i tretë u fitua nga Boris Metaj, Çmimi i dytë nga Gjon Gjipali dhe Çmimi i parë nga Nikol Çabeli me këngën “ Vallëzoj’.

Vajza që do na përfaqësojë këtë vit në Madrid, Nikol Çabeli është vetëm 12  vjeç dhe banon në Gjirokastër, por ka lindur në Janinë të Greqisë. Që në moshë të vogël asaj i pelqente të këndonte dhe të kërcente njëkohësisht. Ka marrë pjesë në shumë aktivitete në qytetin e gurtë, duke luajtur në piano, por edhe duke kërcyer. Më vonë filloi të ndiqte dhe kursin e baterisë. Në vitin 2022 Nikol morri pjesë në spektaklin "Gjeniu i vogël 8", ku shkoi deri në finale. Në qershor të vitit 2022 ajo u vlerësua me çmimin e parë në Festivalin për fëmijë në Shkodër me këngën"Coco im".

Nikol Çabeli pas fitores së çmimit të parë (Foto personale).jfif

Nikol Çabeli pas fitores së çmimit të parë (Foto personale)

Në vitin 2023 Nikol mori pjesë në “Junior Fest Albania 2023” ku u vlerësua me çmimin e dytë me këngën "Vetëm unë". Pasionet e Nikolës janë kënga, piano, bateria, kërcimi, por edhe sporti i volejbollit. Ëndrra e saj është që të bëhet këngëtare e madhe, si edhe të luajë në piano, duke interpretuar këngët e veta, si kantautore.

Autorja e tekstit të këngës “Vallëzoj” Eriona Rushiti ka triumfuar edhe këtë herë duke fituar çmimin e parë. Ajo është një ndër artistet që po korr suksese me çmime të ndryshme në festivale për fëmijë, por edhe në Festivalin e Rtsh-së, ku ka prekur disa herë skenën e Eurovizionit, me përfaqësimin e Shqipërisë, duke e pasuruar fonotekën e muzikës shqiptare me krijimet e saj. Ajo njihet jo  vetëm si tekstshkruese, por edhe si kompozitorja më e suksesshme e momentit. Triumfet e Erionës janë të shumta, si dhe kanë rezultuar mjaft të suksesshme bashkëpunimet me kompozitorin Enis Mullaj.


Intervistoi: Sava Lena

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree