VCG
Kryeministri Li Qiang tha se Kina është e gatshme të punojë me BE-në për të konsoliduar më tej vrullin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe pozitive mes palëve, për të rritur besimin e ndërsjellë strategjik dhe për të forcuar bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm.
Li i bëri deklaratat të premten në bisedat me Presidentin e Këshillit të Europës Charles Michel, gjatë takimeve të liderëve për bashkëpunimin në Azinë Lindore të mbajtur në Vientiane.
Duke e konsideruar 50-vjetorin e vitit të ardhshëm të lidhjeve diplomatike Kinë-BE një moment të rëndësishme për të lidhur të shkuarën me të ardhmen, Li tha se Kina është e gatshme të japë kontribute më të mëdha për përmirësimin e mirëqenies së njerëzve të dy palëve, për përparimin e paqes dhe zhvillimin global me BE-në. (Xu Guang)