Autorja koreano-jugore Han Kang fiton “Nobelin” në Letërsi
2024-10-11 15:45:51

Cmimi Nobel ne Letersi (Foto Atsh)

Autorja koreano-jugore Han Kang, e njohur për romanin “The Vegetarian”, është fituesja e çmimit “Nobel” në Letërsi për vitin 2024, njoftoi Akademia Suedeze në Stokholm.

Akademia vlerësoi prozën e saj intensive poetike që përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore, shkruan “ATSH”.

53-vjeçarja fitoi çmimin prestigjioz “Man Booker International” në vitin 2016 për romanin “The Vegetarian”, ku flitet për një grua që vendos mos të hajë mish dhe pasojat personale që ky vendim ka në jetën e saj.

Çmimi “Nobel” në Letërsi ka një vlerë prej 1.06 milionë dollarë. (Irma)