Një pamje nate e Pekinit, Kinë/VCG
Forumi i Rrugës Financiare 2024 do të zhvillohet nga 18 deri më 20 tetor në Rrugën Financiare të Pekinit. Fokusi i këtij viti do të jetë hapja financiare, bashkëpunimi dhe stabiliteti i përbashkët ekonomik, sipas një konference shtypi të premten.
E organizuar nga Qeveria Popullore Komunale e Pekinit së bashku me Bankën Popullore të Kinës, Administratën Rregullatore Financiare Shtetërore, Komisionin Rregullator të Letrave me Vlerë të Kinës, Agjencinë e Lajmeve Xinhua dhe Administratën Shtetërore të Këmbimit valutor, ky forum vjetor pritet të ketë mbi 500 të ftuar, nga më shumë se 30 vende dhe rajone në mbarë botën.
Risia kyçe e këtij viti do të jetë organizimi nga një njësi e Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të forumit tematik të fokusuar në përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve financiare për ekonominë reale.