Kinë, studim mostër mbarëkombëtar për ndryshimet e popullsisë
2024-10-11 11:44:55
Foto nga CFP
Kina nisi një studim mostër mbarëkombëtar të ndryshimeve të popullsisë, për të monitoruar me saktësi dhe me shpejtësi zhvillimin demografik të vendit dhe për të ofruar informacion bazë për politikat e saj të popullsisë, njoftoi të enjten Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), citon “Xinhua”.
Nga 10 tetori deri më 30 nëntor, banorët e përzgjedhur do të pyeten për informacionin e tyre bazë, duke përfshirë moshën, gjininë, grupet etnike, nivelin arsimor, pozicionet e punës, statusin martesor dhe të fertilitetit dhe kushtet e strehimit.
Sipas Statistikave, koha e referencës për sondazhin do të jetë 1 nëntori 2024. (Irma)
Lajmet Kryesore