Ministri izraelit (Foto Panorama)
Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, deklaroi se sulmi i Izraelit kundër Iranit do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe befasues, shkruan “Panorama”.
Izraeli është zotuar se do të përgjigjet ndaj Iranit për sulmin raketor që ky vend kreu ndaj tij në shenjë hakmarrjeje për veprimet ushtarake të Izraelit në Liban.
Raportohet se sulmi iranian nuk shkaktoi viktima në Izrael.
Irani hodhi qindra raketa drejt Izraelit më 1 tetor, duke e përshkallëzuar konfliktin mes dy vendeve.
Pasi e cilësoi si të dështuar sulmin raketor nga Irani më 1 tetor, Gallant tha në një video të lëshuar nga zyra e tij: “Kushdo që na sulmon, do të lëndohet dhe do ta paguajë shtrenjtë. Sulmi ynë do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe mbi të gjitha, befasues. Ata nuk do ta kuptojnë se çfarë ndodhi dhe si ndodhi, ata do t’i shohin pasojat”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se Irani do ta paguajë shtrenjtë për sulmin raketor, ndërsa Irani ka bërë të ditur se do të përgjigjet ashpër për çdo hakmarrje nga Izraeli, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. (Irma)