Foto nga Xinhua
Më 10 tetor, gjatë Takimit të 27-të të Liderëve ASEAN - Kinë, Japoni, Kore e Jugut (10+3), Kryeministri Li Qiang shprehu gadishmërinë e Kinës për të ecur përpara me vendet aziatike të ASEAN, Japoninë dhe Korenë e Jugut, për të ndërtuar një Azi paqësore, me zhvillim dhe hapje të përbashkët.
Li Qiang u shpreh se Kina është e gatshme të bëjë përpjekje me të gjitha palët, për të shfrytëzuar mekanizmin 10+3 në mbështetje të statusit qendror të ASEAN-it në kuadrin rajonal, si edhe për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm afatgjatë të rajonit.
Së pari, Kina do të krijojë në vazhdimësi një mjedis të mirë rajonal dhe do të konsolidojë bazat e opinionit publik. Së dyti, do të vazhdojë të rrisë elasticitetin e zhvillimit rajonal, stabilitetin dhe konkurencën e sistemit industrial në rajon. Së treti, do të vazhdojë të stimulojë gjallëri të re në rajon, duke nxitur shkëmbimet dhe bashkëpunimet në sektorin digjital, inteligjencën artificiale, sektorin e gjelbël dhe zinxhirët furnizues.
Liderët e vendeve pjesëmarrëse u shprehën se të gjitha palët duhet të bashkojnë dhe koordinojnë veprimet e tyre. Ato duhet t'i përmbahen multilateralizmit dhe vlerave të përbashkëta në Azi, të mbrojnë sistemin tregtar shumëpalësh, të zbatojnë plotësisht Partneritetin Ekonomik e Gjithanshëm Rajonal (RCEP). Gjithashtu duhet të thellojnë bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, tregtisë, financave, ekonomisë digjitale, lidhjeve mes njerëzve dhe ekonomisë së gjelbër. Duhet ruajtur siguria, stabiliteti dhe elasticiteti i zinxhirëve të prodhimit dhe furnizimit. Duhen nxitur lidhjet rajonale dhe integrimi ekonomik, duke punuar së bashku për të trajtuar sfidat si ndryshimet klimatike dhe për të nxitur stabilitetin në Azi. (Jiang Lei)