
Foto nga CFP
Banka Qendrore e Kinës njoftoi të enjten se ka vendosur të krijojë “Swap Facility” (SFISF) të letrave me vlerë, fondeve dhe sigurimeve, me shkallën fillestare prej 500 miliardë juanë (rreth 71 miliardë dollarë amerikanë), për zhvillim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të tregut të kapitalit, shkruan “Xinhua”.
SFISF, i cili është mjeti i parë i politikës monetare i krijuar nga Kina për të mbështetur tregun e kapitalit, do të lejojë letrat me vlerë, fondet dhe kompanitë e sigurimeve të përdorin aktivet e tyre duke përfshirë obligacionet, ETF-të e aksioneve dhe zotërimet në përbërës të Indeksit CSI 300, si kolateral në këmbim për aktivet me likuiditet të lartë, si bonot e thesarit dhe bonot e Bankës Qendrore, bëhet e ditur në një deklaratë të Bankës Popullore të Kinës.
Shkalla e SFISF mund të zgjerohet në varësi të zhvillimit të situatës, sipas Bankës Qendrore.
Prej së enjtes, nisi pranimi i aplikimeve nga letrat me vlerë, fondet dhe kompanitë e sigurimeve.
Si një marrëveshje afatgjatë institucionale, SFISF është e favorshme për të rritur qëndrueshmërinë e tregut të kapitalit në Kinë, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit të tregut, u cituan burime nga gazeta financiare e “Xinhua”, “China Securities Journal”.
Sipas burimeve, mjeti i ri mund të nxisë pjesëmarrjen e institucioneve jobanka, të përmirësojë efikasitetin e transmetimit të politikës monetare në tregun e kapitalit dhe të kontribuojë në zhvillimin e balancuar të tregjeve të obligacioneve, aksioneve dhe tregjeve të tjera.
SFISF është një shkëmbim aktivesh dhe nuk do të zgjerojë shkallën e emetimit të monedhës bazë, vuri në dukje raporti i “China Securities Journal”. (Irma)
