Hangzhou u bashkohet qyteteve kineze që lehtësojnë rregullat e blerjes së shtëpive
2024-10-11 11:57:16

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Qyteti lindor kinez Hangzhou ka njoftuar se do të reduktojë raportin minimal të paradhënies për hipotekat e banesave komerciale, duke u bërë qyteti më i fundit i madh i vendit që relakson më tej politikat e pasurive të paluajtshme, shkruan “Xinhua”.

Kryeqendra e provincës Zhejiang do të ulë kërkesën e paradhënies nga 20 për qind në 15 për qind për blerësit e shtëpisë së parë dhe nga 30 për qind në 15 për qind për shtëpitë e dyta, thuhet në njoftim.

Qyteti do të heqë kufijtë e çmimeve për shtëpitë e reja tregtare të ndërtuara në tokën e dhënë rishtazi me qira nga shteti për përdorim banimi.

Qytetet e mëdha kineze, duke përfshirë Pekinin, Shangain, Guangzhoun dhe Shenzhenin, kanë rregulluar politikat e tyre të pasurive të paluajtshme pas një takimi të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, i cili nënvizoi nevojën për përpjekje për të rikthyer rënien e tregut të pasurive të paluajtshme dhe për të stabilizuar tregun.

Muajin e kaluar, Pekini njoftoi se do të ulte pragun për jovendasit që blejnë pasuri të paluajtshme në zonën e qendrës së qytetit dhe do të zvogëlojë raportin minimal të paradhënies për blerësit individualë të shtëpive.

Kryeqyteti kinez pasoi vendime të ngjashme nga Shangai dhe Guangzhou për të hequr kufizimet në blerjen e pronave ose për të zvogëluar raportin minimal të paradhënies. (Irma)