Ministria e Jashtme: Marrëdhëniet Kinë-SHBA nuk duhet të udhëhiqen nga konkurrimet
2024-10-11 14:51:05

Foto nga VCG

Marrëdhëniet Kinë-Shtetet e Bashkuara nuk duhet të udhëhiqen ose të përcaktohen nga disa elementë konkurrence që ekzistojnë në to, deklaroi Mao Ning, Zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës, gjatë një konferencë për shtyp më 10 tetor.

Kina nuk i shmanget konkurencës, as nuk ka frikë nga ajo. Por konkurenca duhet të jetë e rregullt dhe e shëndetshme, jo një goditje apo shtypje pa kufinj dhe me qëllime keqdashëse.

Zv/Sekretari amerikan i Shtetit Campell u shpreh: "Kina mendon se Shtetet e Bashkuara janë në fazë dobësimi, ndaj po shfaq dëshirën të tregojë fuqinë e saj dhe të largojë SHBA nga arena ndërkombëtare. Në të shkuarën, SHBA dhe vendet e tjera krijuan globalisht një sistem operimi, ku favorizohet më shumë Kina, por tani Kina po synon të ndryshojë thelbin e këtij sistemi. Marrëdhëniet SHBA-Kinë po futen në një fazë të re të udhëhequr nga konkurenca."

Foto nga VCG

Lidhur me këto deklarata, Mao Ning theksoi se këto fjalë dhe mendime kanë për qëllim të nxisin“kërcënimet kineze”dhe të kërkojnë arsye për shtypje ndaj Kinës.

“Objektivi i Kinës është një jetesë e mirë për më shumë se 1.4 miliardë kinezë. Ne nuk synojmë për një vend të lartë ose të ulët. Nuk kemi dëshirë as për zëvendësime ose sfidime. Kina dëshiron të shohë zhvillimin e Shteteve të Bashkuara. Ka individë amerikanë që shpesh provomojnë mendimin se‘Kina mendon që SHBA po dobësohet”. Kjo tregon vetëm mosbesimin e tyre. Kina nuk vë bast për rënien e SHBA-së, ndaj SHBA nuk duhet të vejë bast për rënien e Kinës. Populli kinez duhet të realizojë domosdoshmërisht rilindjen e madh të kombit.”theksoi Mao.     (Jiang Lei)

Foto nga VCG