Foto nga CFP
Pas nxjerrjes së masave të shumta për të rritur konsumin, Shangai shënoi rritje të qëndrueshme si në konsumin në internet ashtu edhe në shpenzime në dyqane fizike gjatë festës njëjavore të Ditës Kombëtare.
Sipas të dhënave, shpenzimet për ushqime dhe pije raportuan rritje dyshifrore, citon “China Daily”.
Në javën e parë të tetorit, gjithsej 67.6 miliardë juanë (9.57 miliardë dollarë) u shpenzuan në Shangai, 3.2 për qind më shumë në bazë vjetore.
Politika e tregtisë së vendit për pajisjet shtëpiake ka parë efekt pozitiv, me të ardhurat ditore nga shitjet e tetë kategorive që janë rritur 140 për qind në 54.07 milionë juanë.
Ndërkohë, shitjet mesatare ditore për mobilimin e shtëpisë, dekorimin dhe produktet e të moshuarve që gëzojnë politika të subvencionuara u rritën me 228.7 për qind në 23.14 milionë juanë në krahasim me periudhën para pushimeve. (Elona)