Foto nga VCG
Falë efekteve të politikave ekzistuese, si edhe publikimit dhe zbatimit të politikave të reja, ekonomia kineze është futur tashmë në një gjendje të qëndrueshme, duke reflektuar përparime dhe përmirësime në treg.
Treguesit kryesorë si PMI kanë shënuar një mëkëmbje të shpejtë. Ndërkohë tregu i aksioneve ka patur një rritje të dukshme. Gjatë pushimeve të Festës Kombëtare, pronat kineze jashtë vendit patën një performancë të dalluar. Më 8 tetor, në bursën A të Kinës, tre treguesit kryesorë vazhduan të kenë një performancë të mrekullueshme para pushimeve. Ditët e fundit, institucionet e huaja të investimeve, si Goldman Sachs, UBS dhe Morgan Stanley shprehën parashikime pozitive për pronat kineze, madje shumë institucione ngritën nivelin e vlerësimeve të aksioneve kineze.
Krahas këtyre, edhe konsumi ka pasqyruar një pasion më të madh gjatë pushimeve të Festës Kombëtare. Të dhënat tregojnë se nga 1 deri më 7 tetor, numri i udhëtarëve arriti mbi 2 miliardë persona. Fluksi mesatar ditor ishte 4.1% më i lartë se në vitin 2023. Numri i prenotimeve të biletave në pikët turistike shënoi rritje mbi 37%, ndërkohë të ardhurat nga shitja e biletave të filmave tejkaluan 2.1 miliardë juanë.
Agencia EFE njoftoi se qindra milionë kinezë udhëtuan jashtë vendit gjatë pushimeve. Hungaria, Turqia, Egjipti dhe Kenia ishin ndër destinacionet më të preferuara. Bloomberg vlerëson që konsumi i nxehtë në sektorin e turizmit tregon një gjallëri të ekonomisë kineze dhe turistët kinezë jashtë vendit kanë stimuluar zhvillimin e ekonomive lokale.
Foto nga VCG
Vlen të përmendet se gjatë pushimeve të Festës Kombëtare, konsumi shfaqi disa prirje të reja. Nga njëra anë, falë mbështetjes në teknologjitë e reja, konsumi i ri me digjitalizim, gjelbërim dhe integrim plotësoi kërkesat e shumëllojshme të konsumatorëve. Nga ana tjetër, falë nxitjes së politikave stimuluese të publikuara para pushimeve, konsumet e mëdha si blerja e banesave, shfaqën prirjen e rimëkëmbjes. Ndër to, konsumatorët në qytetet e kategorisë së parë, si Pekini, Shangai, Guangzhou dhe Shenzhen shfaqën dëshirë më të madhe për blerje.
Krahas këtyre, një pjesë e madhe e konsumatorëve shfrytëzuan politikën “Me të vjetrat, për të rejat”, duke bërë blerje të shumta të mallrave elektroshtëpiake. Sipas të dhënave nga një platformë të tregtisë elektronike, shitja e elektroshtëpiakeve gjatë pushimeve shënoi një rritje prej 67% më shumë se një vit më parë. Shitja e televizorëve dhe kondicionerëve shënoi rritje mbi 80% dhe shitja e kompjuterëve mbikaloi 52%.
Një nga një sinjalet pozitive është rezultati i përpjekjeve të shumta. Në prag të Festës Kombëtare, qeveria kineze shpalli një sërë politikash, ç'ka stimuloi akoma më shumë besimin në treg dhe fuqizoi potencialin e tij. Kapitalet globale vazhduan të blejnë prona kineze, gjë që pasqyron qëndrimin pozitiv të tyre ndaj politikave ekonomike dhe perspektivave të ekonomisë kineze. Kjo tregon gjithashtu që baza e ekonomisë kineze dhe kushtet pozitive për rritjen ekonomike mbeten të qëndrueshme.
Si ekonomia e dytë më e madhe në botë, rritja e vazhdueshme ekonomike e Kinës është një lajm i mirë për mbarë botën. Aktualisht mbrojtja e tregtisë globale po intensifikohet, situata gjeopolitike është komplekse dhe rimëkëmbja ekonomike botërore është e dobët. Sipas parashikimeve të fundit të FMN-së, ekonomia botërore do të rritet me 3.2% këtë vit, më pak se vitin e kaluar. Në këtë sfond, ekonomia e Kinës ka treguar një prirje pozitive me "stabilitet" dhe "përparim", gjë që padyshim krijon nxitje dhe shpresë për rritjen ekonomike globale.
Foto nga VCG
Faktikisht, hapja e vazhdueshme e tregut kinez po krijon mundësi për përfitime të përbashkëta për vendet e botës. Pak kohë më parë, gjatë Plenumiit të Tretë të Komitetit të 20-të Qendror të PKK-së, u bënë planifikime për përmirësimin e sistemit të hapjes së lartë, me tendenca për t'u zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme drejt hapjes sistemore. Gjithashtu u planifikua thellimi i reformave në sistemin e tregtisë, në sistemin e menaxhimit të investimeve të huaja dhe investimeve për jashtë, reforma në përmirësimin e hapjas krahinore dhe mekanizmin e bashkëndërtimit cilësor të nismës “Një brez, një rrugë”.
Më 8 tetor, Kina shpalli zyrtarisht shtimin e fuqisë për tërheqjen e investimeve të huaja. Kjo do të thotë që portet e hapjes do të zgjerohen gjithnjë e më tej, duke zhvilluar vazhdimisht lehtësimin për hyrjet dhe daljet. Kjo do të ndihmojë sipërmarrjet e huaja të bëjnë investime të thella në vend, duke marrë përfitime më të mëdha nga Kina. (Jiang Lei)