Palë të ndryshme kundërshtojnë vendosjen e tarifave shtesë mbi automjetet elektrike kineze nga Bashkimi Europian
2024-10-09 15:02:20

Më 4 tetor u miratua propozimi i Bashkimit Europian për vendosjen e tarifave shtesë mbi automjetet elektrike kineze. 

Vendimi i BE-së mori kundërshtimin e palëve të shumta evropiane. Kryeministri hungarez Viktor Orban u shpreh se BE-ja duket se po kufizon aftësitë e vet konkurruese të rritjes dhe zhvillimit. Gjigantët gjermanë të automjeteve si Volkswagen, Mercedes-Benz dhe BMW deklaruan se vendimi i Bashkimit Europian shkel parimet e tregtisë së lirë dhe nuk është në favor të zhvillimit të industrisë automobilistike evropiane. 

Ministria e Tregtisë e Kinës deklaroi se proteksionizmi i Bashkimit Europian, jo vetëm pengon bashkëpunimin tregtar dhe të investimeve Kinë-BE duke vonuar transformimin e gjelbër, por ndikon edhe në përpjekjet e përbashkëta globale për përballimin e ndryshimeve klimatike. Ministria e Tregtisë u shpreh gjithashtu se vendosja e tarifave shtesë nga BE-ja vetëm do të trondisë dhe do të pengojë besimin dhe vendosmërinë e ndërmarrjeve kineze, në lidhje me investimet dhe bashkëpunimin me Evropën. 

Ndërkohë, mësohet se të dyja palët Kinë-BE do të vazhdojnë bisedimet për problemet përkatëse. (Fani)