Volodymyr Zelensky (Foto ATSH)
Përpara takimit të nivelit të lartë të Grupit të Kontaktit të Ukrainës në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve të vendit për më shumë dërgesa armësh.
Në një videomesazh, ai tha se dërgesat për vijën e parë, pajisjet për brigadat dhe armët me rreze të gjatë do të ishin të nevojshme në muajt e ardhshëm për të ndaluar Rusinë dhe për ta detyruar atë drejt paqes, citon “ATSH”.
“Ne do të përpiqemi të bindim partnerët tanë në takimin e ardhshëm në Ramstein për nevojën urgjente për përforcim të konsiderueshëm të aftësive dhe pozicioneve tona pikërisht tani, gjatë këtyre muajve të vjeshtës.
Ne i ftojmë partnerët tanë të përcaktojnë se si e parashikojnë fundin e kësaj lufte, vendin e Ukrainës në arkitekturën globale të sigurisë dhe hapat e përbashkët që mund ta drejtojnë këtë luftë drejt fundit”,- tha Zelensky.
Liderët e vendeve që mbështesin Ukrainën planifikojnë të takohen në Ramstein. Zelensky tha se mbledhja duhej të fokusohej gjithashtu në investimet në prodhimin e armëve ukrainase, kryesisht në prodhimin e dronëve. (Elona)