Foto nga VCG
Numri i personave në Kinë të mbuluar nga sigurimet e papunësisë arriti në 245 milionë deri në fund të shtatorit, thanë burime nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, cituar nga “Xinhua”.
Ministria synon të promovojë mbulimin e sigurimit të papunësisë për punëtorët profesionalë dhe të optimizojë mekanizmin e lidhjes midis punësimit, sigurimit të papunësisë dhe shtesave të jetesës, tha burimi.
Foto nga VCG
Të dhënat nga ministria tregojnë se në vitin 2023, 7.3 milionë të papunë në mbarë vendin morën përfitime të sigurimit të papunësisë që arritën në 72.9 miliardë juanë (rreth 10.4 miliardë dollarë amerikanë), 13.6 miliardë juanë më shumë se një vit më parë.
Sipas të dhënave, shuma mujore e sigurimit të papunësisë për frymë arriti në 1814 juanë vitin e kaluar, më shumë se dyfishi i vitit 2012.
Foto nga VCG
Në vitin 2023, të ardhurat e fondit kombëtar të sigurimit të papunësisë arritën në 180.7 miliardë juanë, ndërsa shpenzimet u regjistruan në 148.5 miliardë juanë. Në fund të vitit të kaluar, bilanci kumulativ i fondit arriti në 321.3 miliardë juanë, me 3.52 milionë persona që morën përfitime nga sigurimi të papunësisë, sipas të dhënave. (Elona)