Kina synon të arrijë objektivin e rritjes ekonomike gjatë gjithë vitit
2024-10-09 11:41:34

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina është e bindur se do të mbajë një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe të shëndetshme dhe do të arrijë objektivin e rritjes gjatë gjithë vitit, bëri të ditur të martën planifikuesi kryesor ekonomik i vendit, citon “Xinhua”.

Ndjenja e tregut është përmirësuar kohët e fundit me një rritje të indeksit të menaxherëve të blerjeve në sektorin e prodhimit, një bursë në rritje dhe një treg vital të konsumit gjatë festës së Ditës Kombëtare, pas zbatimit të politikave ekzistuese dhe politikave shtesë të zbuluara së fundi, deklaroi në një konferencë shtypi Zheng Shanji, kreu i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës (NDRC).

Sipas tij, bazat e zhvillimit ekonomik të Kinës dhe kushtet e favorshme, si potenciali i madh i tregut dhe qëndrueshmëria e fortë ekonomike, nuk kanë ndryshuar.

Autoritetet financiare të Kinës njoftuan një paketë politike më të gjerë sesa pritej muajin e kaluar, për të stimuluar rimëkëmbjen ekonomike. Këto masa përfshijnë reduktimin e raportit të rezervës së detyrueshme për bankat dhe normat e hipotekës për banesat ekzistuese, si dhe futjen e programeve të reja monetare për të nxitur tregun e kapitalit.

Paketa e politikave shtesë e zbuluar së fundi u krijua për të forcuar rregullimin e politikave makro kundërciklike, për të zgjeruar kërkesën e brendshme efektive, për të rritur përpjekjet për të ndihmuar ndërmarrjet, për të stabilizuar tregun e pasurive të paluajtshme dhe për të nxitur tregun e kapitalit, tha Zheng. Ekonomia kineze ishte në gjendje të ruante një rritje të përgjithshme të qëndrueshme, me përparimin e bërë në tre tremujorët e parë, tha Zhao Chenxin, nënkryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, në konferencën për shtyp.

Ai theksoi se me efektin e politikave shtesë që dalin gradualisht, vitaliteti ekonomik i Kinës do të çlirohet më tej, besimi i tregut do të forcohet dhe themelet për zhvillimin me cilësi të lartë dhe funksionimin ekonomik të qëndrueshëm do të konsolidohen më tej. (Elona)