
kryeministri kinez Liqiang kryeson një simpozium/Xinhua
Kryeministri kinez Li Qiang bëri thirrje të martën për përpjekje për të zbatuar menjëherë politikat shtesë për të stabilizuar ekonominë e vendit dhe për të arritur objektivat vjetorë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.
Li, gjithashtu anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, u shpreh kështu në një simpozium me ekspertë e sipërmarrës për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi gjendjen e tanishme të ekonomisë kineze dhe lidhur me hapat e ardhshëm të punës ekonomike.
Duhet të bëhen përpjekje për të përshpejtuar zbatimin e politikave të paraqitura tashmë dhe për të hartuar plane për politikat që janë duke u studiuar sa më shpejt të jetë e mundur, theksoi ai në simpozium.
"Ne duhet të kemi një kuptim të qartë të prirjeve kryesore dhe të forcojmë besimin, duke u përballur gjithashtu me vështirësitë, duke iu përgjigjur atyre aktivisht dhe duke trajtuar në mënyrë efektive çështjet më të spikatuara në funksionimin ekonomik," theksoi Li.
Kryeministri shprehu nevojën për të dëgjuar zërat e tregut, për t'u përgjigjur shqetësimeve të shoqërisë kur formulohen e zbatohen politikat dhe për të shtuar vazhdimisht besimin te zhvillimi.
Ai vuri në dukje gjithashtu krijimin e mundësive të reja për sa u përket politikave për të stabilizuar ekonominë e për të nxitur zhvillimin dhe zbatimin e tyre në kohën e duhur në përputhje me ndryshimet në gjendjen ekonomike.
Duhet të punohet për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe për të stimuluar gjallërinë e sipërmarrjeve, tha Li, duke nxitur përpjekjet që t'u ofrohen lehtësi ndërmarrjeve në vështirësi dhe për të zbatuar politika pro biznesit.
