CPJ: 128 gazetarë të vrarë gjatë një viti në konfliktin e Lindjes së Mesme
2024-10-09 11:56:36

Gazetarët e vrarë në Gaza (Foto Anadolu)

Gazetarët e vrarë në Gaza (Foto Anadolu)

Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 128 gazetarë dhe punonjës të medias. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) shkroi në faqen e tij të internetit se numri është më i larti që nga nisja e dokumentimit të vrasjes së gazetarëve në vitin 1992.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Të gjitha, përveç dy vrasjeve, u kryen nga forcat izraelite”,- shkruan CPJ, citon “ATSH”.

CPJ-ja po heton gjithashtu të paktën 10 raste të tjera të sulmeve të supozuara të qëllimshme.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

CPJ-ja është një organizatë e pavarur, me seli në Nju Jork, e përkushtuar për të mbrojtur lirinë e shtypit dhe të drejtat e gazetarëve në mbarë botën. (Elona)