Foto nga Scan Tv
Qytetet piktoreske në të gjithë Europën Qendrore janë përmbytur, pasi shirat e dendur të fundjavës i kthyen përrenjtë e qetë në lumenj të furishëm që bënë dëme katastrofike në infrastrukturë.
Stuhia Boris ka pasur efekt shkatërrues në disa vende, duke përfshirë Poloninë, Republikën Çeke, Rumaninë, Austrinë dhe Italinë, duke çuar në të paktën 24 vdekje dhe miliarda paund dëme.
Shkencëtarët deklarojnë se fajin për këtë e ka ndotja globale. Shkencëtarët e klimës thonë se janë të shqetësuar nga dëmet, por nuk janë të befasuar nga intensiteti.
“Reshjet katastrofike që godasin Europën qendrore janë pikërisht ajo që presin shkencëtarët me ndryshimin e klimës,” tha Joyce Kimutai, nga Instituti Grantham i Imperial College në Londër.
Ajo tha se vdekjet dhe dëmet në të gjithë Afrikën dhe Evropën treguan “sa keq dhe sa e papërgatitur është bota për përmbytje të tilla”.
Një tjetër shkencëtare klimatike në ETH Zürich, Sonia Seneviratne, tha se analizat e menjëhershme të përmbytjeve të Evropës Qendrore sugjeruan se shumica e avullit të ujit vinte nga Deti i Zi dhe Deti Mesdhe, të cilët janë bërë më të nxehtë si rezultat i prishjes klimatike të shkaktuar nga njeriu, duke rezultuar në më shumë ujë që avullon në ajër.
“Mesatarisht, intensiteti i ngjarjeve të reshjeve të mëdha rritet me 7% për çdo shkallë të ngrohjes globale. Tani kemi 1.2C ngrohje globale, që do të thotë se mesatarisht ngjarjet e reshjeve të mëdha janë 8% më intensive”, tha ajo, raporton The Guardian.
Të dhënat e stacionit meteorologjik tregojnë se shpërthimet e reshjeve të shtatorit janë bërë më të mëdha në Gjermani, Poloni, Austri, Republikën Çeke, Hungari dhe Sllovaki që nga viti 1950, tha Kimutai.
Foto nga Alsat
Erich Fischer, një shkencëtar klimatik në ETH Zürich, tha se shkencëtarët në konferencë diskutonin mbi fizikën se si ndryshimi i klimës rrit intensitetin e reshjeve gjatë drekës në brigjet e Danubit të Ri.
Lajmi i mirë është që një situatë e ngjashme prite të përsëritet cvetëm një herë në 100-300 vjet në klimën e sotme, e cila është ngrohur me rreth 1.3 gradë Celcius për shkak të emetimeve të gazeve serrë.
Por nëse ngrohja arrin 2 gradë Celcius, episode të ngjashme do të bëhen 5% më intensive dhe 50% më të shpeshta.
Pa veprime më ambicioze klimatike, ngrohja globale pritet të arrijë rreth 3 gradë Celcius deri në fund të shekullit.
Kjo është padyshim ajo që do të shohim shumë më tepër në të ardhmen,” tha Friederike Otto, pedagoge e lartë në shkencën e klimës në Imperial College London dhe bashkautore e studimit të ËËA.
Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë. Pesë vitet e fundit ishin mesatarisht rreth 2,3 gradë Celsius më të ngrohtë se gjysma e dytë e shekullit të 19-të, sipas shërbimit të klimës Copernicus.
Foto nga ATSH
Kjo jo vetëm që sjell valë të nxehta shumë më të shpeshta dhe intensive, por edhe reshje më ekstreme, veçanërisht në Evropën veriore dhe qendrore. Pamja është më e ndërlikuar në Evropën Jugore, për shkak të ndryshimeve në modelet e motit në shkallë të gjerë.
Arsyeja më e thjeshtë për reshje më intensive në një botë më të nxehtë është se një atmosferë më e ngrohtë mund të mbajë më shumë lagështi. Kjo lagështi shtesë mund të çojë në reshje më të mëdha, siç ndodhi së fundmi në Europë.
Përgatiti: N.Kraja