Si po zhvillohet digjitalizimi ne bujqësinë shqiptare?
2024-10-09 15:11:32

Përmes një analize të thelluar të shtatë viteve të bashkëpunimit, FED invest, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës, EFSE (Fondi Evropian për Evropën Juglindore) dhe Rabo Partnerships, kanë vlerësuar ndikimin e digjitalizimit në financimin e bujqësisë. Ky program ka transformuar FED invest në liderin kryesor të financave rurale të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri. Falë këtij bashkëpunimi, organizata është konsoliduar si një strukturë financiare e fortë, me strategji të qartë, sisteme të fuqishme IT dhe qeverisje efektive. Operacionet efikase dhe menaxhimi i rrezikut kanë kontribuar në fuqizimin e komuniteteve në të gjithë vendin, duke nxitur zhvillimin rural dhe përparimin ekonomik.

Moment nga mbajtja e konferences informuese mbi rezultatet e digjitalizmit ne zonat rurale ( foto personale)

Në fjalën hapëse, Zana Konini, Kryetare e Këshillit Drejtues të FED invest, theksoi rëndësinë e rolit që ka organizata

“Ne jemi jo vetëm kooperativa financiare më e madhe në Shqipëri, me mbi 90 mijë anëtarë, por edhe një institucion modern me qeverisje të avancuar dhe praktika pune të specializuara në financimin e bujqësisë dhe agrobiznesit. Përmes qendrës ABA dhe platformës digjitale ABA online, ne ofrojmë shërbime financiare të personalizuara dhe asistencë biznesore për agrobiznesin. Jemi në momentin e duhur, me partnerët e duhur, për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt avancimit të financave dhe bujqësisë së qëndrueshme në Shqipëri”, u shpreh ajo.

Jacob Ole Nestingen, menaxher i Finance in Motion për EFSE, u shpreh për bashkëpunimin e ngushtë me FED invest: "Prej vitesh kemi punuar së bashku për të mbështetur bizneset e vogla në Shqipëri, veçanërisht në zonat rurale, duke u mundësuar atyre financim dhe ndihmë në rritjen e tyre."

Perlat Sulaj (foto personale)

Perlat Sulaj, Administrator i FED invest, nënvizoi rezultatet e arritura

“ Gjatë këtij projekti kemi financuar rreth 200 milionë euro, ku gjysma kanë shkuar për aktivitete të lidhura me bujqësinë, blegtorinë dhe zhvillimin rural. Numri i anëtarëve tanë është rritur me 2.5 herë, duke arritur në 94 mijë. Gjithashtu, kemi përmirësuar ofertën tonë të produkteve, duke përfshirë depozitat, llogaritë rrjedhëse dhe zgjidhjet digjitale si 'Kliko-Pago' dhe aplikacionin 'FedFin' për edukimin financiar. Iniciativa 'Gruaja në Fed' ka qenë një tjetër shtyllë e rëndësishme për fuqizimin e grave”.

Ambasadori holandez Reinout Vos vlerësoi mbështetjen që ka ofruar Mbretëria e Vendeve të Ulëta për këtë projekt, duke theksuar rolin e rëndësishëm të tij në fuqizimin e fermerëve dhe sipërmarrësve ruralë.

Për Radio Ejani, kanë  folur për këtë veprimtari Dhimitër Kote zv.ministri i Bujqësisë dhe  Behar Gjoni zv.drejtor i FED invest  

Dhimiter Kote ( foto personale)

Dhimiter Kote ( foto personale)

Zëvendësministri i Bujqësisë  Dhimitër Kote e vlerësoi si të suksesshëm këtë projekt

CMG:  Si e  cilësoni këtë event?

Dhimitër Kote: Ne sapo përmbyllëm një projekt të suksesshëm. Ky projekt kaq i suksesshëm ofron produkte shumë të rëndësishme. Në kuadër të zhvillimeve intensive të tregut financiar tani gjithnjë e më imediate po bëhet futja dhe përdorimi i shërbimeve të tjera financiare në sektorin rural, të cilat pothuajse kanë qenë inekzistente. Përpjekja e FED invest është shumë esenciale dhe ka ndërthurur qindra profesionistë, të cilët ju vijnë në ndihmë personave që  kanë qëllim të zhvillojnë biznes në zonat rurale. Ne japim asistencën e nevojshme për produkte të ndryshme financiare. Për herë të parë fermerit shqiptar i janë ofruar produkte të mirëfillta digjitale dhe platforma të shërbimit, si për shembull të pagesave pa ofruar atë që është tradicionale nëpër sportele. Fermerët shqiptarë po nxiten të përdorin më tepër aplikacione të formave të ndryshme.

Behar Gjoni zv.drejtor i FED invest ( foto web)

Behar Gjoni zv.drejtor i FED invest ndalet në procesin e digjitalizimit

CMG: A kane vështirësi përdoruesit e zonave rurale në digjitalizim?

Behar Gjoni: Në pamje të parë duket sikur është tepër i vështirë, por tanimë rrjeti i këshilltarëve kanë arritur që të ofrojnë asistencën e duhur dhe këshillat e duhura. Ju kanë implementuar në telefonat e tyre këto platform, të cilat tanimë ju vijnë në ndihmë serioze sepse ju kursejnë edhe kohën.

CMG: Ju si e shihni digjitalizimin si proces në zonat rurale?

Behar Gjoni: Digjitalizimi mbetet një sfidë për zonat rurale, por aq sa është sfidë tani shihet që është edhe një sukses i padiskutuar. Kemi punuar fort qe të ofrojmë shërbime të sukseshme financiare.  Qëllimi ynë është do të përdoren këto facilitete prej të gjithë fermerëve shqiptare.

CMG: A janë fermerët të gatshëm për të bashkëpunuar ?

Behar Gjoni: Fermerët kanë qenë gjithnjë të gatshëm për të bashkëpunuar pavarësisht mundësive të tyre dhe kapaciteteve, por me kalimin e kohës kemi kuptuar që ata përpos moshës së tyre e sfidojnë atë me dëshirën që kanë për të përparuar. Një dallim që ne kemi arritur të bëjmë është se femrat janë më të gatshme se meshkujt për të pasur me shumë kontakt me teknologjinë. Femrat fermere përdorin më shumë telefonat dhe janë më të avancuara.

Lidhur me digjitalizimin në zonat rurale flet dhe zëvendësministri i Bujqësisë Dhimitër Kote

CMG: Si e shihni ju sfidën e digjitalizimit të zonave rurale në vend dhe punën që është bërë deri më tani?

Dhimiter Kote: Mbetet një ndër hapat më të rëndësishëm sepse nxjerr tregun në një tjetër dimension, duke ju zgjeruar mundësitë të gjithë fermerëve. Kemi vënë re që janë më të gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë sfidën e "Digjitalizimit" të shërbimeve ofruese kundrejt tyre. Jemi duke ecur me hapa  të qëndrueshëm.

Intervistoi Megi Latifi