Biodiversiteti në Sanjiangyuan merr mbrojtje më të mirë
2024-10-09 11:43:18

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Biodiversiteti në zonën Sanjiangyuan të rrafshnaltës Qinghai-Xizang ka marrë mbrojtje më të mirë që nga krijimi i një parku kombëtar në vitin 2021.

Duke mbuluar një sipërfaqe prej 123.100 kilometra katrorë, në Parkun Kombëtar Sanjiangyuan ndodhen burimet e lumenjve Yangtze, Lumit të Verdhë dhe Lancang, si dhe flora dhe fauna e egër të shumta, si leopardët e borës, antilopat tibetiane, arinjtë tibetianë dhe dhelprat tibetiane, shkruan “CGTN”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Aktualisht, më shumë se 17.000 roje parku janë punësuar për të ndihmuar në monitorimin dhe mbrojtjen e integritetit ekologjik të parkut, sipas faqes zyrtare të parkut.

Burimet ujore dhe mbulesa bimore në park janë përmirësuar gradualisht, për rrjedhojë dhe biodiversiteti po bëhet më i pasur.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për shembull, popullsia e antilopave tibetiane, një specie e rrallë dhe e rrezikuar, arriti në mbi 70.000 deri në fund të vitit 2023. (Elona)