Roma, masa për turistët që vizitojnë shatërvanin Trevi
2024-10-09 11:13:19

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, ka prezantuar masa të reja në një përpjekje për të kufizuar mbiturizmin rreth shatërvanit Trevi. Tashmë shatërvani do të rrethohet me një xham transparent dhe do të ngrihet një podium gjysmërrethor, për t’i lejuar vizitorët të afrohen shumë pranë ujit.

Qasja në podium do të jetë për një numër të kufizuar vizitorësh, të cilët, shumë shpejt, nuk do të mund të hedhin më monedha në shatërvan, por do t’i lënë në një shportë të veçantë, shkruan “Panorama”.

Siç është paralajmëruar, ndryshimet përkatëse do të hyjnë në fuqi nga muajt e parë të vitit 2025 dhe do të ketë një periudhë eksperimentale të zbatimit të rregullave të reja.

Në të ardhmen, është e mundur të merret në konsideratë vendosja e një çmimi të ulët bilete. Turistëve po ashtu do t’u ndalohet konsumimi i pijeve dhe ushqimit në shkallët e shatërvanit. (Elona)