Shitjet pa doganë në Hainan i kaluan 110 milionë dollarë gjatë festës së Ditës Kombëtare
2024-10-09 11:50:46

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Dyqanet “duty-free” në provincën ishullore Hainan të Kinës jugore gjeneruan 785 milionë juanë (rreth 111 milionë dollarë amerikanë) në shitje gjatë festës së fundit të Ditës Kombëtare, njoftoi Dogana lokale të martën, citon “Xinhua”.

Këto dyqane patën rreth 110.200 klientë me konsum për frymë prej 7124 juanë gjatë kësaj periudhe, konfirmoi Dogana Haikou.

Kina publikoi një masterplan në qershor 2020 për ta shndërruar Hainanin në një port me ndikim global dhe të nivelit të lartë të tregtisë së lirë deri në mesin e shekullit.

Gjatë viteve të fundit, provinca ishullore është bërë një destinacion tërheqës për blerje për konsumatorët vendas.

Pas vite përpjekjesh për të përmirësuar sektorin lokal të turizmit dhe blerjeve, Hainani ka tani 12 dyqane “duty-free”. (Elona)