
Pasditen e 7 tetorit, He Lifeng Zv/Kryeministër i Kinës, njëkohësisht Kryetar i delegacionit të qeverisë qendrore, zhvilloi një vizitë dhe një inspektim në qytetin Shihezi të Xinjiangut në Kinën Veriperëndimore.
Delegacioni qendror vizitoi fillimisht Muzeun e Korpusit Ushtarak të Xinjiangut, ku u njoh me kontributet e rëndësishme të grupit ushtarak në zhvillimin lokal, harmoninë etnike, ruajtjen e stabilitetit shoqëror dhe konsolidimin e mbrojtjes së vendit.

Më pas, delegacioni qendror zhvilloi një vizitë në grupin Tianye të Xinjiangut. He Lifeng dëgjoi raportin e punëve inovative dhe industriale të grupit, duke bashkëbiseduar direkt me përgjegjësit e projekteve përkatëse dhe duke u njohur me situatën aktuale të grupit.

Ai vuri në dukje se grupi ushtarak duhet të jetë këmbëngulës në inovacion, të zhvillojë forca prodhuese me cilësi të re, të përshpejtojë zhvillimin modern, inteligjent dhe të gjelbër. Ai theksoi gjithashtu që duhet përqëndrohet fokusi tek përdorimi efektiv dhe i pastër i qymyrgurit dhe kursimi i energjisë, të kthehet në një ndërmarrje me fuqi drejtuese, të ndërtohen sa më mirë projektet moderne të sektorit të qymyrgurit, atij kimik dhe industrial, si edhe të nxitet zhvillimi cilësor me gjallëri të re i teknologjive industriale. (Jiang Lei)
