Kryeministri kinez bën thirrje për zbatimin e shpejtë të politikave të rritjes
2024-10-09 15:02:57

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeministri kinez, Li Qiang, bëri thirrje të martën për përpjekje për zbatimin e menjëhershëm të politikave të rritjes për të stabilizuar ekonominë e vendit dhe për të përmbushur objektivat vjetore të zhvillimit ekonomik dhe social.

Li i bëri komentet në një simpozium me ekspertë dhe sipërmarrës për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi situatën aktuale ekonomike të Kinës dhe hapat e ardhshëm mbi punën ekonomike, bën të ditur “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duhet të bëhen përpjekje për të përshpejtuar zbatimin e politikave tashmë të prezantuara dhe për të formuluar planet për politikat aktualisht në studim, sa më shpejt që të jetë e mundur, tha ai në simpozium.

“Ne duhet të kuptojmë qartë tendencat kryesore dhe të forcojmë besimin tonë, duke u përballur gjithashtu me vështirësitë, duke iu përgjigjur atyre në mënyrë aktive dhe duke trajtuar në mënyrë efektive çështjet kryesore në funksionimin ekonomik”,- tha Li.

Kryeministri theksoi nevojën për të dëgjuar zërat e tregut dhe për t'iu përgjigjur shqetësimeve sociale gjatë formulimit dhe zbatimit të politikave, si dhe për të rritur vazhdimisht besimin në zhvillim.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duhet të punohet për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe për të stimuluar vitalitetin e ndërmarrjeve, tha Li, i cili bëri thirrje për përpjekje solide për të ofruar lehtësim për ndërmarrjet në vështirësi dhe për të zbatuar politika pro-biznesit. (Elona)