Festa ne Klos (Foto Atsh)
Për të pestin vit radhazi, Bashkia e Klosit organizoi Fest Folk, vazhdim i një tradite lokale për të shënuar fillimin e vjeshtës me begati dhe gëzim.
“Fest Folk Klos” bëri një prezantim të vlerave artistike dhe kulturore të grupeve folklorike vendase dhe të tjera, shkruan “ATSH”.
Ndërsa panairi “Vjeshtë në Klos 2024”, prezantoi prodhimet e fermerëve të zonës.
Si një rikthim te rrënjët kulturore shqiptare, në Klos u mblodhën artistë nga Shqipëria dhe trevat shqiptare në Ballkan, për të interpretuar muzikë dhe valle popullore.
Artizanët dhe prodhuesit lokalë prezantuan produktet e tyre më të mira të stinës, duke u dhënë mundësi qytetarëve të shijojnë produktet bio, artizanatin unik dhe ushqimet e përgatitura.
Kjo ditë ishte një simbol i bashkimit, punës dhe krenarisë për kulturën dhe natyrën që na rrethon, thanë organizatorët e aktivitetit. (Fatosi)