Me një ndërgjegjësim në rritje për shëndetin dhe mirëqenien, mjekësia tradicionale kineze po fiton popullaritet në mesin e konsumatorëve në Kinë.
Pijet me përbërës nga mjekësia tradicionale kineze dhe ushqimet e ndryshme kanë pasur një tendencë në industrinë e hotelerisë për përfshirjen e përbërësve mjekësorë kinezë në përditshmëri.
Ato janë bërë unike, sidomos te të rinjtë.
Në lokalin “Peerless Tea Delights” në Xining, në provincën Qinghai të Kinës veriperëndimore, erëza të ndryshme kineze shfaqen në kuti qelqi.
foto nga China Daily
Ndërkohë, kamerierët shërbejnë qull, që mund të forcojë shpretkën dhe stomakun, ëmbëlsira që mund të lehtësojnë vapën e verës dhe çaj që mund të përmirësojë imunitetin. Ai mbështetet nga një klinikë e mjekësisë tradicionale kineze, që i përket prej dekadash familjes Wu.
Yang Yilin, 20 vjeçe, bleu një filxhan çaj për pastrimin dhe hidratmin e fytit.
“Kohët e fundit kam ngrënë shumë ushqime pikante, gjë që më ka sjellë shqetësime për fytin. Por, nuk ka arritur deri në pikën kur duhet të shkoj te mjeku dhe të marr pilula”,- tha ajo.
Yang donte të provonte fillimisht disa produkte të lidhura me mjekësinë tradicionale kineze.
“S’është dhe aq e keqe. Nuk është aq e hidhur sa e kisha imagjinuar. Nis disi e ëmbël dhe përfundon me një shije të lehtë bimore. Më pëlqen mjekësia tradicionale kineze, pasi besoj se ka më pak efekte anësore në trup në krahasim me ilaçet, kështu që mund ta toleroj shijen e tij”,- tha ajo.
Në furrën e bukës “Sense Toast” në Pekin, produktet më të njohura përfshijnë bukë të thekur të përzier me pluhur xhinsengu, bukë të thekur me trëndafil dhe xinxife të thartë, si dhe një përzierje me pesë përbërës të zinj të dobishëm për shëndetin; mani, rrushi pa fara, susami, soja dhe fruta e zezë goji, që përmban pak yndyra, pak sheqer, është e butë dhe ka një strukturë ngjitëse”,- deklaroi Liu Lin, menaxher dyqani i “Sense Toast” në lagjen “Chaoyang” të kryeqytetit kinez.
“Shumica e klientëve janë punëtorë, të cilët kanë prioritet dietën dhe shëndetin, me një kërkesë të lartë për përbërës dhe shije të freskëta”,- tha ai, duke shtuar se produktet janë të përshtatshme për të gjitha moshat, me disa përjashtime për grupe të caktuara. Për shembull, produktet me xhinseng nuk rekomandohen për fëmijët dhe gratë shtatzëna.
Ai tha se kompania është e kujdesshme se çfarë lloj përbërësish duhet të shtohen, duke pasur parasysh preferencën e klientëve në teksturë dhe shije.
Produkte që lidhen me regjimin“Tong Ren Tang”, një markë e lidhur me mjekësinë tradicionale kineze, prezantoi në vitin 2019 “Zhima Health”, bazuar në konceptin e ilaçit dhe ushqimit që ndajnë të njëjtin burim.
“Zhima Health” përmban lloje të ndryshme të produkteve të lidhura me regjimin, duke përfshirë kafenë bimore, çaj bimor dhe ëmbëlsira orizi, për të integruar barëra natyrale me përbërës të shëndetshëm, duke synuar promovimin e shëndetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës”,- bëri të ditur kompania në një intervistë me shkrim për “China Daily”.
Kavanozat me ekstrakte nga barishte si mjedra, murrizi dhe susami mund të konsumohen direkt, ose të hollohen me ujë të ngrohtë, për t'u përhapur në bukë ose toste. Këto janë një nga më të kërkuarit nga punonjësit e lodhur të zyrave.
Këto produktet thyejnë perceptimet tradicionale të ushqimit me receta novatore, duke shfrytëzuar kërkesat e konsumatorëve të rinj për një mënyrë jetese të shëndetshme.
Tregu i të rinjve
Ashtu si “Tong Ren Tang”, shumë kompani lider të mjekësisë tradicionale kineze po investojnë në sektorin e ushqimit, duke shfrytëzuar potencialin e një tregu ende për t'u eksploruar plotësisht.
foto nga China Daily
Sipas një sondazhi nga Zyra Kombëtare e Statistikave, shëndeti dhe mirëqenia ndodhen në vendin e tretë në renditjen e konsumit të të rinjve nga mosha 18 deri në 35 vjeç.
Nga njëra anë, të rinjtë në Kinë bëjnë shaka duke thënë se janë të rinj me lëkurë të tërhequr, duke u tallur me shëndetin e tyre të dobët. Por, në fakt, është më shumë një ankesë për stresin dhe depresionin nga puna e tepërt.
Nga ana tjetër, të rinjtë kinezë duan të jenë të shëndetshëm, por mendojnë se është e vështirë të braktisin zakonet e pashëndetshme, siç janë qëndrimi zgjuar deri vonë dhe ngrënia e ushqimeve të padëshiruara. Prandaj, produktet që pretendojnë se janë në gjendje të balancojnë shijen e mirë dhe të përfitojnë shëndetin janë të favorizuara, thanë ekspertët.
Shi Jingwen, 20 vjeçe, mezi pi çaj me qumësht, ndryshe nga shumica e moshatareve të saj, sepse tha se i kushton vëmendje të lartë shëndetit përmes dietave.
Por ajo do të donte të provonte një filxhan çaj “osmanthus” me përbërje tofu bajamesh nga “Tea of Seasons”, një markë pijesh bimore e krijuar në vitin 2022 nga një ofrues i nderuar i kohës për mjekësinë tradicionale kineze.
“Kur mësova për produktet që ato ofrojnë bazuar në ciklin sezonal dhe duke përfshirë disa njohuri të mjekësisë tradicionale, më interesoi shumë. Produktet e tyre mund t'u sigurojnë njerëzve një kënaqësi të shëndetshme si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Për shembull, një lloj supe me fasule gjatë verës mund të ndihmojë njerëzit të luftojnë vapën. Kjo gjithashtu mund të sigurojë një ndjenjë rehatie në dietë të shëndetshme”,- tha ajo, duke theksuar se produktet trashëgojnë edhe kulturën tradicionale kineze, e cila është e veçantë.
Themeluesi i markës, Wei Wei, beson se mjekësia dhe çaji ndajnë të njëjtat origjinë kulturore dhe mund të gjurmohen në epokën e Shen Nong, një sundimtar mitik i njohur si “Babai i Bujqësisë” në Kinë.
Thuhet se Shen Nong përdori disa herë çaj për të detoksifikuar trupin e tij. Duke konsumuar çaj natyral bimor, njeriu mund të ushqejë trupin dhe mendjen, sipas Wei.
“Huangdi Neijing” (Kanuni i Brendshëm i Perandorit të Verdhë) është një nga klasikët kinezë të mjekësisë. Aty përmendet ushqimi i mëlçisë në pranverë, i zemrës në verë, i mushkërive në vjeshtë dhe i veshkave në dimër. Kompania zhvillon 24 pije bazuar në 24 termat diellorë.
“Klientët tanë kryesorë mund të kategorizohen në tre grupe: individë në modë që ndjekin ushqim cilësor dhe i japin përparësi shëndetit; punonjës zyrash në një gjendje jo optimale shëndetësore, të cilët duhet urgjentisht të trajtojnë stilet e jetesës jo të shëndetshme dhe zakonet dietike duke rregulluar gjendjen e tyre mendore; dhe konsumatorët me zakone të ndërgjegjshme për shëndetin, të cilët ndjekin një menaxhim gjithëpërfshirës të shëndetit dhe kanë kërkesa specifike për përbërësit e përditshëm të ushqimit, përgatitjen dhe shijen. Ata synojnë të përmirësojnë shëndetin personal përmes praktikave të vazhdueshme dhe efektive të mirëqenies”,- bëri të ditur kompania.
Krahas ushqimit, “Zhima Health” ofron shërbime konsultimi shëndetësore në zyrat e saj.
Metoda në modë
“Kërkesa për mirëmbajtjen e shëndetit po rritet. Mirëqenia nuk është më ekskluzive për të moshuarit”,- tha Zhang Jingchun, mjeke nga qendra kardiovaskulare në Akademinë e Shkencave Mjekësore Kineze të Spitalit Xiyuan në Pekin.
“Me rritjen e standardeve të jetesës dhe rritjen e presionit të jetës, shqetësimet si pagjumësia, marramendja, rrahjet e zemrës, shtrëngimi në gjoks, problemet e tretjes dhe obeziteti i shkaktuar nga stresi janë shtuar. Ka një dëshirë në rritje për të përmirësuar kushtet fizike”,- tha Zhang.
Megjithatë, përdorimi i gatimeve bazuar te mjekësia tradicionale kineze duhet të marrë parasysh moshën, gjininë, peshën dhe faktorë të tjerë, si dhe stinët e ndryshme, tha ajo, duke shtuar se preferohet një konsum i vogël çdo herë.
Sa i përket faktit nëse kuzhina e mjekësisë tradicionale kineze mund të ketë përfitime reale për shëndetin apo është thjesht një metodë marketingu, Zhang tha se kjo varet nëse është një përputhje e arsyeshme e përbërësve dhe sasisë në secilin produkt.
“Nuk mund të mbështeteni plotësisht te kuzhina e mjekësisë tradicionale kineze për të përmirësuar ndjeshëm shëndetin. Nëse keni shqetësime, duhe kryer konsultime me mjekë”,- tha ajo.
Kathy Jiang, eksperte dhe partnere e konsulencës globale “Roland Berger”, tha se konsumatorët e rinj tërhiqen gjithnjë e më shumë nga kuzhina e mjekësisë tradicionale kineze për shkak të një ndërgjegjeje të rritur shëndetësore, krenarisë kulturore dhe përputhshmërisë së saj me stilet moderne të jetesës.
“Kuzhina e mjekësisë tradicionale kineze, e perceptuar si pa përbërës kimikë, përputhet me kërkesën për ruajtjen e shëndetit. Ajo shërben gjithashtu si një mjet për të rinjtë kinezë për të shprehur besimin kulturor dhe për t'u rilidhur me praktikat tradicionale.
foto nga China Daily
Duke trajtuar çështjet e zakonshme të stilit të jetesës, si zakonet e parregullta të të ngrënit dhe stresi, kuzhina e mjekësisë tradicionale kineze ofron një qasje të ekuilibruar për të rinjtë që kërkojnë harmoni në jetën e tyre që ecën me ritme të shpejta”,- tha ajo.
Sipas saj, efektiviteti i këtyre ushqimeve mund të ndryshojë në bazë të kushteve dhe nevojave shëndetësore individuale, duke e bërë të rëndësishme që konsumatorët t'i qasen asaj në një mënyrë të informuar.
Jiang sugjeroi që marketingu duhet të respektojë cilësitë e natyrshme të produktit dhe të shmangë ekzagjerimet, duke u fokusuar në zhvillimin e ofertave me cilësi të lartë.
Inovacioni mund të arrihet duke bashkëpunuar me ekspertët dhe kuzhinierët e mjekësisë tradicionale kineze, për të krijuar pjata të reja që përfshijnë parimet e kësaj mjekësie, duke eksperimentuar me kuzhinat e përziera dhe përbërësit sezonalë.