Evakuime masive nga Florida teksa rritet fuqia e uraganit “Milton”
2024-10-08 16:49:40

Stuhia ne SHBA (Foto Atsh)

Stuhia ne SHBA (Foto Atsh)

Shteti amerikan i Floridës planifikon të evakuojë rreth 7 milionë banorë, numri më i lartë në shtatë vitet e fundit, si pasojë e uraganit “Milton”, shkruan “RTSH”.

Vorbulla e fuqishme e erës arriti të hënën shpejtësinë mbi 160 km/orë, duke lëvizur nga Gjiri i Meksikës drejt qendrave të populluara afër Oqeanit Atlantik, në Tampa dhe Orlando.

Guvernatori i shtetit, Ron DeSantis, e zgjeroi të dielën gjendjen e jashtëzakonshme në 51 qyteza dhe paralajmëroi qytetarët se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm.

Rreth 4 mijë trupa të Gardës Kombëtare ende po ndihmojnë për heqjen e mbetjeve në rrugë pas uraganit “Helena”, që kaloi vetëm pak ditë më parë në zonën e Gjirit të Tampës, duke u marrë jetën të paktën 12 personave. (Fatosi)