1 vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, Hasani: Të lirohen menjëherë dhe pa kushte të gjitha pengjet
2024-10-08 11:44:48
Ministri Hasani (Foto Rtsh)
Në 1-vjetorin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, ministri për Europën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani, deklaroi se Shqipëria qëndron e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kryediplomati shqiptar u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të punojnë drejt një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, shkruan “RTSH”.
Që nga tetori 2023 janë shënuar dhjetëra mijëra viktima nga të dyja palët, ndërsa sulmet kanë hyrë në një fazë më të intensifikuar. (Fatosi)
Lajmet Kryesore