1 vit nga sulmi i Hamasit, von der Leyen: Zemrat tona janë me komunitetet hebreje
2024-10-08 16:48:57

Von der Leyen (Foto Atsh)

Von der Leyen (Foto Atsh)

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se zemrat e europianëve janë me komunitetet hebraike në mbarë botën, në përvjetorin e parë të sulmit terrorist ndaj Izraelit nga grupi islamik palestinez Hamas, shkuan “ATSH”.

“Në këtë përvjetor tragjik, dua të nderoj kujtimet e viktimave”,- tha ajo në një deklaratë me shkrim, duke shtuar se BE-ja qëndron me të gjithë njerëzit e pafajshëm, jetët e të cilëve janë shkatërruar plotësisht që nga ajo ditë fatale.

Sulmi i Hamasit solli vuajtje të pamasë jo vetëm për popullin e Izraelit, por edhe për palestinezët e pafajshëm.

Von der Leyen përsëriti thirrjen e BE-së për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve.

Ajo gjithashtu premtoi ndihmë financiare për popullin palestinez dhe për Libanin.

“Incidentet antisemite ishin në rritje”,- tha von der Leyen, duke premtuar më shumë burime për të trajtuar këtë çështje.  (Fatosi)