
Presidenti izraelit, Isaac Herzog, në një aktivitet me rastin e 1-vjetorit të shpërthimit të konfliktit Palestinë-Izrael, më 7 tetor 2024 / foto nga VCG
“Nëse përballemi me të dhe jemi të ashpër së bashku, me siguri mund të shpresojmë për një të ardhme më të mirë dhe të krijojmë një strukturë të ngjashme me NATO-n në rajon që bllokon radikalizmin”,- tha presidenti izraelit në një intervistë televizive.
Herzog nuk u përgjigj nëse Izraeli mund t'i përgjigjet sulmit raketor të Iranit, por vetëm theksoi: “Ne jemi duke bërë të gjitha përllogaritjet në këtë drejtim”.

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, në një aktivitet me rastin e 1-vjetorit të shpërthimit të konfliktit Palestinë-Izrael, më 7 tetor 2024 / foto nga VCG
Në kuadër të përvjetorit të parë të sulmeve të Hamasit, Herzog theksoi se kjo luftë është bërë kundër Izraelit nga perandoria e së keqes, nga Irani dhe përfaqësuesit e tij.
“Kemi 101 pengje ende në birucat e Gazës, në vuajtje të jashtëzakonshme. Dhe ne po luftojmë në veri dhe në jug, domethënë në Gazë dhe në Liban. Ne po përpiqemi të ndryshojmë ekuacionin dhe të sjellim shpresë për njerëzit e Lindjes së Mesme”,- tha presidenti izraelit.
Herzog e cilësoi këtë moment një mundësi të artë për fuqitë që duan të kenë një të ardhme më të mirë për Lindjen e Mesme, për të ecur përpara me ide dhe plane të reja për të zgjidhur këtë konflikt.
Presidenti argumenton se Izraeli ndjek ligjin ndërkombëtar dhe kujdeset thellë për fqinjët e tij.
“Njerëzit në Rripin e Gazës meritojnë një të ardhme më të mirë si fqinjët tanë dhe ne meritojmë një ditë më të mirë dhe të ardhme më të mirë si fqinjët e tyre”,- tha ai. (Fatosi)
