BE per Ukrainen (Foto Rtsh)
Bashkimi Europian synon të ndërpresë përdorimin e Fondit Europian të Paqes si burimi kryesor i financimit të mbështetjes ushtarake për Ukrainën, pjesërisht për shkak të vetove të vazhdueshme të Hungarisë, njofton “RTSH”.
Bëhet fjalë për një kredi të G7-s për të cilën BE-ja synon të japë deri në 35 miliardë euro.
Sipas projektvendimit, shumica e parave do të shkojnë për projektet e financuara nga BE-ja, me vetëm 5% për Fondin Europian të Paqes, i cili kompenson shtetet anëtare për koston e ndihmës ushtarake të dorëzuar në Ukrainë. Një shumicë do të jetë e mjaftueshme për vendimin, kështu që Hungaria nuk do të jetë në gjendje të vendosë veton.
Pengesat e vazhdueshme të vendosura nga Hungaria janë një nga arsyet pse Bashkimi Europian synon të ndërpresë përdorimin e Fondit Europian të Paqes si burimin kryesor të mbështetjes ushtarake për Ukrainën.
Deri më tani, pothuajse 90% e të ardhurave nga asetet e ngrira të Bankës Qendrore Ruse janë drejtuar për të mbështetur Ukrainën përmes Fondit të Paqes. BE-ja ra dakord për një rezolutë të tillë në qershor, pavarësisht kundërshtimeve të Hungarisë, dhe transferoi këstin e parë atje brenda një muaji.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, deklaroi se përveç pagesës fillestare, ata synojnë t'i japin Ukrainës edhe 1 miliard euro para fundit të vitit. (Fatosi)