Semaforët e devesë rregullojnë lëvizjen në malin Mingshan
2024-10-08 15:18:27
foto nga VCG
Të njohura si “anijet e shkretëtirës”, devetë luajnë një rol jetik në transportin e njerëzve dhe mallrave në zonat e shkretëtirës, shkruan “CGTN”.
Në malin Mingshan, një vend natyror i jashtëzakonshëm i njohur për dunat e tij të mëdha të arta në Dunhuang, në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore, kalërimi me deve është shumë popullor.
Përdorimi i deveve është aq i madh sa në zona të ndryshme përdoren semaforët e veçantë për të drejtuar mijëra deve që përshkojnë çdo ditë rrugët. (Fatosi)
foto nga VCG
Lajmet Kryesore