Kryepeshkopi i dioqezës së kryeqytetit boshnjak të Vrhbosna, Tomo Vuksic, kujtoi viktimat e përmbytjeve në Bosnje dhe Hercegovinë, njofton RTSH.
Foto nga VCG
"Tragjedia e madhe” që goditi shtetin ballkanik para fundjavës dhe kushtoi të paktën 16 jetë, shkaktoi edhe dëme të mëdha, tha kleriku katolik, njofton "Radio Sarajevo”. Vuksic shprehu "solidaritetin e tij të thellë dhe vëllazëror" me viktimat dhe njoftoi mbështetjen nga kisha.
Në Bosnje-Hercegovinë vazhdojnë kërkimet për viktima të mundshme nga përmbytjet dy ditët e fundit. Fshati malor Jabllanicë, rreth 30 kilometra në veri të qytetit të Mostarit është më i godituri.
Foto nga VCG
Shiu i dendur dhe stuhitë shkaktuan dëme, dherat varrosën shtëpitë nën vete. Gurët që dëmtuan mendohet se kanë ardhur nga një gurore sipër. Pamjet treguan se si vetëm minarja e një xhamie dilte jashtë ujit.
Stuhi të forta dhe reshje të dendura përmbytën disa qytete boshnjake duke shkaktuar rrëshqitje dheu. Disa lumenj dolën nga shtrati duke përmbytur rrugët dhe duke shkatërruar zonat e banuara.(Fatosi)