Qeveria shqiptare ka akorduar në buxhetin e rishikuar të këtij viti rreth 11 milionë Euro për dublimin e Urës së Bahçallëkut dhe zgjerimin e rrugës nga Ura e Bahçallëkut tek Harku i Bërdicës, njofton ATSH.
Shkodra projekti (Foto RTSH)
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bëri të ditur se, ky investim do të japë një kontribut të rëndësishëm për zgjidhjen e trafikut ne hyrje e dalje të Shkodrës gjatë sezonit veror, lidhjen më të shpejtë me Tiranën, Velipojën, Shirokën, Muriqanin dhe Ulqinin.
Ai nënvizoi se, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare këto dy vite po investohen mbi 50 milionë Euro në territorin e bashkisë së Shkodrës për një transformim të pashembullt. “Ditë shumë të mira po vijnë për Shkodrën, shumë shpejt këtë model do ta aplikojmë në të gjitha bashkitë e qarkut”, theksoi ai.(Fatosi)