Punimet për ndërtimin e teatrit të ri, Veliaj: Vepër arti e arkitekturës moderne
2024-10-07 11:46:42

Punimet për ndërtimin e teatrit të ri të kryeqytetit vijojnë me ritme te shpejta, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një inspektimi. Deri në fillimin të nëntorit, pritet të kenë mbaruar punimet në themele, ndërsa vitin e ardhshëm karabinaja e ndërtesës. Veliaj e konsideroi projektin një skulpturë që do të mbetet pajë për brezat e ardhshëm.

Punimet për teatrin e ri (Foto RTSH)

Punimet për teatrin e ri (Foto RTSH)

 "Teatrit Kombëtare është një vepër arti, që do t’i mbesë qytetit për 100 vitet e ardhshme" tha Veliaj.

Projekti i Teatrit të ri është ideuar dhe konceptuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels. Sipas këtij projekti, Teatri i Ri do të ketë një skenë prej 630 metra katrorë dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila.

Ndërsa, për artistët do të jetë në dispozicion edhe një hapësirë prej 200 metra katrorë, që do përdoret si sallë ndërrimi, një tjetër sallë provash prej 200 metrash katrorë, tualete dhe dushe, si dhe një dhomë e gjelbërt.

Krahas kësaj hapësire, në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike në projekt po ashtu parashikohet edhe një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike depo dekori, sallë teknikësh, etj. Përveç sallave për shfaqje, një pjesë e këtij projekti lë hapësirë edhe për disa salla kursesh, për të apasionuarit.(Fatosi)