Ministri i Jashtëm i Iranit lë të kuptohet për diskutime për armëpushim
2024-10-07 12:07:39

Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se disa vende po bëjnë përpjekje për të ndërmjetësuar armëpushimin në Liban dhe Rripin e Gazës, njofton RTSH.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Abbas Araghchi u tha gazetarëve në Damask se "ne po përpiqemi të arrijmë një armëpushim në Gaza dhe Liban".

Ministri nuk i përmendi vendet e përfshira, duke i përshkruar ato si shtete rajonale dhe disa nga jashtë Lindjes së Mesme. Ai nuk pranoi të jepte detaje, duke thënë se përpjekjet janë ende "ide".

Araghchi thotë se çdo propozim duhet të pranohet nga palët palestineze dhe libaneze dhe sapo të ndodhë kjo, Irani dhe Siria do t'i mbështesin ata. Ai përsëriti gjithashtu se Irani do të hakmerret ndaj çdo sulmi izraelit.(Fatosi)