Nis zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës, 6 kilometrat e parë do të kushtojnë 34 milion euro
2024-10-07 10:29:35
Nis zgjerimi i autostradës (Foto RTSH)
Ka nisur puna për zgjerimin e Autostradës Tiranë - Durrës, njofton RTSH.
Ndërhyrjet do të bëhen përgjatë 6 km të autostradës nga kthesa e Kamzës deri tek mbikalimi i Kasharit dhe do të kushtojnë do të kushtojnë 34 milion euro.
Me mbarimin e punimeve, limiti i shpejtësisë për makinat që do të përshkojnë këtë segment do të jetë 130 km në orë. Volumi i trafikut në këtë aks përgjatë muajve të verës varion nga 90 000 deri 120 000 makina në 24 orë.
Parashikohet që punimet të zgjasin dy vjet.(Fatosi)
Lajmet Kryesore