OBSH negocion me Izraelin (Foto ATSH)
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po negocion me Izraelin për një armëpushim në Rripin e Gazës për të vaksinuar fëmijët kundër poliomielitit për një raund të dytë, njofton RTSH.
“Autoriteteve u janë paraqitur planet për një fushatë vaksinimi midis 14 dhe 29 tetorit”, tha një oficer i ndihmës emergjente të OBSH-së për territoret e pushtuara palestineze.
Plani është që të sigurohet një dozë e dytë e nevojshme për 590 000 fëmijë nën moshën 10 vjeç. Ata do të marrin gjithashtu vitaminë A për të forcuar sistemin e tyre imunitar.
Në fillim të shtatorit, ushtria izraelite respektoi armëpushimet e kufizuara në kohë dhe vendndodhje, në mënyrë që vullnetarët të mund të kujdeseshin për fëmijët në qendrat e vaksinimit dhe gjatë vizitave në shtëpi.
Rripi i Gazës ishte pa poliomielit për 25 vjet. Për shkak të shpërnguljeve masive dhe kushteve josanitare në të cilat njerëzve u është dashur të jetojnë prej disa muajsh, virusi që mund të shkaktojë poliomielit është rishfaqur në mostrat e ujit.
Deri më tani, një foshnjë është zbuluar të jetë infektuar me virusin. (Fatosi)