Vijon puna për pastrimin e disa akseve në Vlorë, ushqime për banorët e prekur nga përmbytjet
2024-10-07 10:30:22

Përmbytjet në Vlorë (Foto FaxWeb)

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, informoi të dielën se situata në qytetin e Vlorës është përmirësuar ndjeshëm pas problematikave që sollën reshjet intensive të shiut fundjavën e kaluar. Të gjitha rrugët janë të kalueshme nga mjetet dhe këmbësorët, njofton ATSH. Ministria njofton se po vijon puna për pastrimin e disa akseve nga inertet dhe heqjen e ujit nga garazhet nëntokësore të disa pallateve.

Në ndihmë të bashkisë Vlorë, janë angazhuar  efektivë të FA me mjete transporti dhe motopompa me kapacitete të ndryshme. Në bashkëpunim me Rezervat e Shtetit janë dërguar për banorët e prekur 4,5 ton mallra ushqimore, 1,5 ton ujë dhe 200 litra detergjentë. Forcat operacionale do të vijojnë punën deri në kthimin e plotë të situatës në normalitet.(Fatosi)