Sulm izraelit në një xhami në Gaza, raportohet për 21 persona të vrarë
2024-10-07 12:06:03

Agjencia e mbrojtjes civile e drejtuar nga Hamasi thotë se një sulm izraelit që goditi një xhami që shërbente si strehë vrau të paktën 21 persona, raporton agjencia e lajmeve AFP, shkruan panorama.al.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Xhamia ndodhej në Deir al-Balah në Gaza qendrore, ndërsa ushtria izraelite tha se objektivi kishin qenë militantët e Hamasit.

Përditësimi nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), i lëshuar në orët e para të mëngjesit të së dielës, i referohet më tej një sulmi në një ish-shkollë në të njëjtën zonë. Më tej thuhet se në të dyja rastet janë marrë hapa për të minimizuar shanset e viktimave civile.(Fatosi)