Porti i Sarandës, i cili shërben si një pikë kyçe për turizmin në qytetin bregdetar, ka pritur mijëra udhëtarë këtë sezon turistik, njofton ATSH.
Flukse turistike në Sarandë (Foto Euronews Albania)
Me anijet që mbërrijnë nga Korfuzi në Sarandë numri i udhëtarëve që kanë kaluar në port, përfshirë këtu edhe turistët ditorë, ka shënuar shifra të larta, sidomos në muajt e verës. Sipas burimeve zyrtare nga janari deri në fund të shtatorit në port kanë hyrë dhe dalë 547 250 udhëtarë të huaj dhe shqiptarë. Një vit më parë u regjistrua shifra prej 514 570” udhëtarësh.
Saranda është kthyer edhe në një gji të ankorimit të jahteve luksoze, velierave dhe kroçerave. Gjatë periudhës 1 janar deri më 26 shtator në port janë ankoruar 50 tragete turistike, nga të cilat 25 kanë qenë kroçera, me turistë të kombësive të ndryshme.
Saranda ndodhet në gjirin e detit Jon dhe konsiderohet si një vendet më të bukura të rivierës shqiptare.(Fatosi)