Gjyqtarë dhe prokurorë gjermanë vizitë studimore në Tiranë
2024-10-06 14:32:17
Prokurorët gjermanë në Tiranë (Foto Atsh)
Zëvendësministri i Drejtësisë, Klajd Karameta, priti në një takim një delegacion me gjyqtarë dhe prokurorë nga landi Nordrhein-Westfallen i Gjermanisë, të cilët vizituan Shqipërisë në kuadër të një vizite studimore.
Gjatë këtij takimi u prezantua rruga e reformave në sistemin shqiptar të drejtësisë, si dhe sfidat e përballuara në dekadën e fundit, shkruan “ATSH”.
Diskutimet u fokusuan në ngjashmëritë dhe dallimet mes dy sistemeve, me synim shkëmbimin e përvojave dhe njohurive.
“Shqipëria vijon të forcojë urat e komunikimit dhe bashkëpunimit me profesionistët europianë të ligjit, duke synuar integrimin e plotë në familjen europiane”,- thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Drejtësisë. (Irma)
Lajmet Kryesore